Digjen tre makina në Vlorë, Elbasan e Krujë

Foto ilustruese


Digjen tre makina në Vlorë, Elbasan e Krujë

08:06 27/11/2020

Tre makina janë djegur gjatë natës në Vlorë, Elbasan dhe Krujë. Policia njofton se ngjarje kanë ndodhur në një distancë të shkurtër kohore, por nuk dihet ende nëse ato kanë lidhje me njëra tjetrën.

Mjeti i parë është djegur në Vlorë dhe autoritetet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës në lagjen “Hajro Çakërri. Deri tani mësohet se mjeti i markës “Nissan” është djegur plotësisht dhe është në pronësi të F. S.

Policia e Vlorës ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen, pasi dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme dhe po shihen kamerat përreth për të zbuluar autorët.

Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur dhe në Krujë, ku një mjet ka marrë flakë në oborrin e banesës së G.D. 20 vjeç.

Më datë 27.11.2020, në orën 00:30, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, në oborrin e banesës, ka marrë flakë pjesërisht, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç“, njofton Policia e Krujës.

Ndërkohë dhe në Elbasan është raportuar një djegie makine. Uniformat blu njoftojnë se mjeti tip “Volvo” është në prnësi të D.D.

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, është djegur pjesërisht mjeti tip “Volvo”, në pronësi të shtetasit D.D., dhe si pasojë është djegur pjesërisht edhe një mjet tjerë tip “Ford”, i cili ishte pranë mjetit te parë, të cilat ishin të parkuara në rrugë“, sqaron Policia./tvklan.al






Të ngjashme