Një fuoristradë është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”. Sipas policisë, është përfshirë nga flakët automjeti tip Range Rover. Mësohet se mjeti është në pronësi të Françeska Jaçes.

Makina është djegur pjesërisht, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje. /tvklan.al