Loni Willison një ish-modele e cila pozonte në revistat më të famshme të fitness-it ka mbetur e pastrehë që prej vitit 2016, kur humbi punën, shtëpinë, makinën si pasojë e një gjendje të rëndur mendore. Ajo është gjithashtu ish-gruaja e aktorit të famshëm Jeremy Jackson.

Loni është fotografuar duke kontrolluar në koshat e mbeturinave, ku shihet e veshur me një xhup të zi, streçe grijë të pista, një palë çorape rozë dhe nuk dukej në gjendje të mirë fizike.

Ish-modelja 37-vjeçare është zhdukur në vitin 2018 ku nuk pati më as kontakte me miqtë dhe të afërmit e saj. Në një komunikim me “The Sun”, ajo është shprehur: Po ia dal mirë. Nuk dua ndihmën e askujt. Me Jeremy-n nuk kam folur. Askujt nuk i plas vërtet për mua, kështu që unë nuk dua t’i shoh, ata nuk duan të më shohin. Kam ushqim, kam dhe një vend për të fjetur. Gjej para aty-këtu. ka ushqim në kosha dhe afër dyqaneve, ka goxha. /tvklan.al