Sizmologët: Në Shqipëri lëkundjet zgjatën 1 minutë

8 banesa të vjetra në bashkinë Devoll kanë mbetur të dëmtuara nga tërmeti 6 ballë që goditi Greqinë mbrëmjen e së dielës. Banesat e dëmtuara janë 3 në Bilisht, 2 në Vranisht, 2 në Shuec dhe një në Mançurisht.

Sipas sizmologëve tërmeti me epiqendër në Follorinë është në të njëjtën pllakë tektonike me Shqipërinë.

“Shqipëria është pjesë  e pllakës euro-aziatike, ndërkohë që edhe pjesa lindore e Greqisë është pjesë e kësaj pllake, pra ndodhemi në të njëjtin shtrat tektonik dhe karakteristikat tektonike të kësaj zone janë të njohura. Është një zonë aktive, është e lidhur me tërmetin e 95-të të Kozanit”.

Lëkundjet në Shqipëri kanë zgjatur rreth  minutë për shkak se tërmeti ishte i cekët.

“I referohemi stacionit të Korçës, që është stacioni më i afërt 57 km nga vatra. Lëkundja është afërsisht 1 minutë”.

Sipas ekspertëve të IGJEUM, në zonë ka ende aktivitet sizmik i cili mund të zgjasë për disa ditë.

Tv Klan