Një imunitet i fortë është mjaft i rëndësishëm, sidomos në periudhën në të cilën jemi duke jetuar. Për momentin, e gjithë bota po lufton me një armik të padukshëm, COVID-19.

Një nga mënyrat më të mira për të patur imunitet të fortë është marrja e masave paraprake si ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet.

Disa nga shkaqet e problemeve shëndetësore lidhen me  dehidratimin,  kequshqyerjen, inflamacionin, lodhja dhe mungesa e stërvitjes.

Të kesh një imunitet më të fortë ka të bëjë me ndryshime të thjeshta, por efektive në stilin e jetës së përditshme.

Cilat janë bazat e imunitetit të mirë?

Bazat e imunitetit të mirë përfshijnë të paktën tetë orë gjumë, tetë deri në 10 gota ujë çdo ditë, një dietë të ekuilibruar dhe stërvitje të përditshme. Heqja e ndonjë prej këtyre mund të ketë efekte të dëmshme në trupin dhe mendjen tuaj.

Mbajtja e një rutine të rregullt ushtrimesh jo vetëm që ju mban të aftë, por gjithashtu ka një ndikim të madh në shëndetin mendor dhe lëkurën tuaj. Nuk është e nevojshme të ushtroheni shtatë ditë në javë. Ushtrimi i pesë ditëve në javë është i mjaftueshëm, pasi muskujt gjithashtu kanë nevojë për kohë për t’u rikuperuar dhe për të larguar dhimbjen muskulore./tvklan.al