Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka shprehur mbështetjen nga gazetarëve dhe punonjësve të medias në Ditën e Lirisë së Medias.

Gjatë një postimi në Twitter, ajo thotë se demokracia ka nevojë për lirinë e shprehjes dhe informacione të sakta të bazuara në fakte.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, SHBA rithekson mbështetjen për lirinë e shtypit e sigurinë e gazetarëve në botë, përfshirë Shqipërinë. Demokracia ka nevojë për liri shprehjeje e akses në informacione të saktë e të bazuar në fakte, siguruar nga media të pavarura”, shkruan Kim./tvklan.al