Nuk ka të ndalur bilanci tragjik i viktimave që shkaktoi vala e zjarreve në Kaliforni. Deri më tani numri i të vdekurve ka shkuar në 77 .

Më shumë se 1500 persona rezultojnë të zhdukur. Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në Los Angelos ku janë shkrumbuar 150.000 hektarë pyje.

Vetëm në qytetin Paradise, flakët kanë shkrumbuar  9.700 shtëpi. Shkaku i zjarrit është ende duke u hetuar, por zyrtarët thonë se mund të jetë shkaktuar nga një defekt i aparaturave elektrike.

Klan Plus