Charlize Theron është nënë e dy fëmijëve, të cilët i ka adoptuar. Por djali i saj Jackson sillet si një vajzë dhe ylli i Hollivudit, duket se nuk e ka problem. Theron në një intervistë për DailyMail, u shpreh se kur Jackson ishte vetëm 3 vjeç, ai i kishte pohuar se nuk ishte djalë.

Ajo tha se do të respektojë vendimin e tij, duke thënë se tashmë po rrit dy vajza.

“Ashtu si çdo prind, unë dua t’i mbroj dhe t’i shoh të lulëzojnë. Ato do të rriten në një botë ku kanë mundësinë të gjejnë veten ndërsa rriten dhe të vendosin se kush duan të jenë. Nuk më takon mua të vendos”,

është shprehur aktorja.

Klan Plus