Thyen raketën në Italia Open

Tenisti Novak Djokovic nuk është mirë mendërisht. Një javë pasi goditi me top në grykë një gjyqtare në US Open, gjest për të cilin u ndeshkua, tenisti serb theu rraketën në masterin e Romës, në turneun Italian Open.

Djokovic iu deshën më shumë se dy orë për të mundur gjermanin Dominik Koepfer, i 97, në renditjen botërore. Temperamenti i tij doli sërish në pah. Ai theu rraketën duke shfaqur nervozizëm që habiti të gjithë pasi humbi një shërbim.

Nuk është as e para as e fundit raketë që do të thyej në karrierën time, tha ai pas ndeshjes. Mendoj se në këtë mënyrë ndonjë herë cliroj inatin. Po punoj për shëndetin tim mendor dhe emocional, aq shumë sa punoj edhe për shëndetin fizik. 

Në turneun e Romës, Rafael Nadal u skualifikua në cerekfinale. Nëntë herë kampioni i këtij turneu humbi me argjentinasin Diego Schëartzman për herë të parë në karrierën e tij më rezultat 6-2 7-5 duke shfaqur vështirësi në shërbimet e tij.

Tv Klan