Batuta mes Presidentëve Putin dhe Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ishte ftuar në Moskë nga Presidenti Vladimir Putin për inaugurimin e muzeut të Aviacionit dhe Hapësirës, ku dy krerët e shteteve inspektuan pajisjet e aviacionit rus në aeroportin Zhukovsky.

Përpos inspektimit të pajisjeve, Putin-Erdogan menduan të freskoheshin me një akullore për shkak edhe të ekspozimit të tepërt në diell.

Kur shitësja u tha se akulloret kushtonin 3.20 Dollarë, Presidenti turk i kërkoi homologut që ta qeraste.

“Do të paguash edhe për mua”, pyeti Erdogan. “Po, sigurisht që do të paguaj. Në fund të fundit, je i ftuari ynë”, u përgjigj Putin. Delegacionet që i shoqëronin filluan të qeshnin pas batutave të dy Presidentëve.

Mesa duket, Presidenti rus po e përdor akulloren si një “armë diplomatike”. Në fillim të verës, Putin i dhuroi homologut kinez Xi Jinping një kuti me akullore ruse për ditëlindje. Vetë Presidenti i Kinës, dikur kishte shprehur dëshirën e tij për ëmbëlsirat ruse, duke thënë se kërkon t’i blejë sa herë që viziton Rusinë. /tvklan.al