TikTok nuk rresht së na suprizuari. Së fundmi një vajzë e re tregoi se në shtëpinë e saj, nëse lëvizje raftin, do të dilje në një dhomë sekrete të mbushur me alkool dhe dekor fantastik.

Krahasimi ishte i menjëhershëm me “Dhomën e Gryffindor”. Në video, shfaqet e reja e cila qëndron në sallonin e ngrënies, të dekoruar me ngjyra neutrale, foto familjare dhe oxhak.

Ajo qëndron përballë librarisë ku i tërheq librat përpara dhe e gjithë biblioteka hapet, ku shpalosen disa shkallë dhe drita fantastike.

Dhoma është e dekoruar me arushë pelushi, fotografi në pikturë, divane dhe një bar i mbushur me pije. Të mos harrojmë dhe kitarën elektrike në cep.

Dhe teksa mburret me të, pronarja shprehet: “Çdokush ka diçka në shtëpinë e tyre që mburren dhe u duket cool. Mund të jetë një dhomë e dekoruar bukur, apo dhomë filmash. Por e jona është kjo”.

Videoja është shpërndarë rreth 1 milion herë./tvklan.al