Ylli i muzikës Country, Dolly Parton thotë se albumi i parë Rock, i titulluar “Rockstar” është një nga punët e saj më të mira dhe një nga gjërat më argëtuese që ka bërë ndonjëherë.

“Ndër vite kam realizuar këngë dhe albume të ndryshme. Por kurrë nuk e kam menduar se do të realizoja një album me muzikë Rock ‘n’ Roll. Kjo ishte komplet diçka e re për mua”.

Sa i përket eksperimentimit në zhanre të tjera muzikore, Parton tha se kishte edhe një album tjetër që ajo dëshironte të realizonte.

“Dua të bëj vërtet diçka të mrekullueshme, e cila është akoma më shumë emocionuese. Unë po përpiqem shumë për këtë. Në moshën time e kupton se nuk do të jemi në këtë botë për shumë gjatë prandaj dua që përmes muzikës time të jap disa mesazhe dhe që njerëzit t’i pëlqejnë”.

Albumi “Rockstar” përmban gjithashtu bashkëpunime me Lizzo, Stevie Nicks, Kid Rock, P!nk, Brandi Carlile, Debbie Harry dhe Chris Stapleton mes emrave të tjerë të njohur të muzikës.

Klan News