Domatet mund të jenë çelësi i zgjidhjes së problemeve të prostatës tek meshkujt.

Studiuesit kanë zbuluar se një lënde ushqyese, “lycopene”, e cila shërben për ngjyrimin e domates, mund të lehtësoje problemet që lidhen prostatën, një problem që po bëhet gjithmonë e më shqetësues edhe tek meshkujt në moshë e mesme.

Profesori Hiten Patel nga “London Royal Hospital”, ka udhëhequr një ekip, të cilët kanë në fokus pikërisht ndikimin “lycopene-it”, në prostatë. Ai ka thënë për revistën “ Oncology and cancer cases”, se: “Ne e dinim që ky përbërës ngjyrues, i cili gjendet tek domatet, ngadalëson zhvillimin e kancerit të prostatës dhe urinimit të shpeshtë. Ne duhet të bëjmë me shumë kërkime para se ta rekomandojmë domaten për përdorim të përditshëm, megjithëse rezultati i këtij shqyrtimi është shumë premtues”.

Gjetjet duket se konfirmojnë studimet e mëparshme të kryera në Kinë, ku dietat tradicionale e përfshinin domaten në çdo vakt./tvklan.al