Ka nisur tashmë java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa konkurrenca po rritet nga puntata në puntatë dhe emocionet po shtohen.

Duke i’u referuar debateve dhe tensioneve me vajzat pas deklaratave të saj, Enxhëll kishte vendosur të largohej nga emisioni dhe për këtë kishte përgatitur një videomesazh për Saimirin.

“Saimir, shpresoj të jesh mirë. S’kam reshtur së menduari për ty këto ditë, dhe nga gjithë ajo atmosferë që ndodhi atë natë në studio, këto replikat e vajzave që kam parë në intervistat e tyre, realisht më kanë bërë të ndihem shumë keq sepse nuk jam vajzë e luftës por jam vajzë e paqes dhe erdha për ty në këtë program.

Erdha që pse jo, të të bëja ty për vete. Mendova dhe shpresova që një djalë si ti do ishte ai që mua më përkiste. Por nga e gjithë kjo situatë, vendosa të largohem. Jo kokulur por me dinjitet. Më erdhi pak keq, ti je një djalë i mrekullueshëm dhe shpresoj me shpirt që të gjesh më të mirën për ty. Të duhurën, të përqafoj fort”, shprehet Enxhëll në videomesazhin e saj, të cilin produksioni i’a komunikoi Saimirit.

Protagonisti i kësaj romance live ka theksuar se kjo gjë i duket absurde dhe se dëshiron ta takojë Enxhëllin që të flasë vetë me të.

“Sapo mora një videomesazh nga Enxhëll, që e kanë vrarë shumë fjalët e vajzave të tjera dhe do të largohet nga programi. Unë në fakt, Enxhëllin e kam një nga të preferuarat, e kam thënë edhe në program me vajzat kështu që më duket shumë absurde që të iki ajo se provokohet nga vajzat e tjera.

Enxhëllin e shoh si një vajzë të fortë, me karakter, që nuk duhet të largohet për një gjë të tillë. Do doja të flas dhe me produksionin, që po qe mundësia ta takoj tani direkt që të bisedoj pak me të dhe të shpresojmë që ta mbaj në program akoma”, deklaroi Saimiri.

Më tej, produksioni i ka kërkuar Enxhëllit që të regjistrojë sërish videomesazhin sepse regjistrimi i mëparshëm ka një defekt, por ajo nuk ishte në dijeni që po vjen Saimiri për t’i bërë një surprizë.

Saimiri: Ku doje të ikje ti aq shpejt?

Enxhëll: Uau çfarë emocioni. Jam shumë e emocionuar, po dridhem! Nuk e prisja që Saimiri të vinte këtu dhe të më sillte lule. Po dridhem.

Saimiri: Enxhëll shpresoj mos ta bësh më këtë, që të duash të ikësh se s’do rri unë çdo javë duke të kërkuar ty se ku je.

Enxhëll: Të premtoj!

Saimiri: Kur të pakësohen akoma vajzat dhe unë do kem takime më intensive, do ndodhin dhe puthjet dhe nuk e di a je ti e fortë që ta përballosh një gjë të tillë?

Enxhëll: Edhe pse është një reality show, është pak a shumë si në jetën reale, kështu njihesh me një djalë dhe sinqerisht unë asnjëherë nuk kam puthur një djalë që në takimin e parë, apo muajin e parë…

Saimiri: U bë takimi i 15-të tani kështu që…Sa dorë të vogël që ke. Thonë që njeriu aq sa ka grushtin, ka zemrën. Aq zemër të vogël ke ti?

Enxhëll: Edhe floriri i vogël është po vlerën e ka të madhe. Desh bëra një marrëzi, do isha larguar nga ti.

Saimiri: Nuk të linim aq kollaj të ikje.

Enxhëll: Do doja shumë që të mbaronte këtu emisioni!

Saimri: Ta mbyllim që sot?

Enxhëll: Po!/tvklan.al