Dorëhiqet kryeprokurori i New York-ut, Eric Schneiderman i akuzuar për dhunë dhe abuzim seksual nga 4 femra. Bëhet fjalë për mbështetësin më të madh të lëvizjes #MeToo kundër ngacmimeve seksuale ndaj grave në Hollivud, prokurorin që në Shkurt nisi hetimet ndaj producentit Harvi Ueinstein i akuzuar për dhunë dhe abuzime seksuale me nëpunëset e tij.

 4 femra që kanë pasur marrëdhënie me Shnajdermenin e kanë akuzuar për dhunë, kërcënime dhe abuzime seksuale. E përditshmja “The New Yorker” publikoi dëshmitë e 2 prej tyre, ish të dashurat Michelle Manning Barish dhe Tanya Selvaratnam. Ato shprehen ai i rrihte vazhdimisht, sidomos pasi konsumonte alkol dhe i detyronte të kryenin marrëdhënie seksuale pa dëshirën e tyre. Madje Selvaratnam thotë se Eric Schneiderman e kishte persekutuar e gjurmuar bisedat dhe mesazhet telefonike. Po ashtu e kishte kërcënuar se do ta vriste po të ndahej prej tij.

Schneiderman i mohoi akuzat dhe tha se do të kërkonte nisjen e hetimeve për to. 63-vjeçari demokrat drejtonte prokurorinë federale të Nju Jorkut prej 2010-ës dhe do rikandidonte këtë vit për një mandat të tretë 4-vjeçar.

Tv Klan