Partia Socialiste reagoi ndaj gjyqit paraprak për fatin e dosjes hetimore në ngarkim të kryetarit të Partisë Demokratike. Sipas socialistëve, gjykata duhet ta rikthejë për hetime të mëtejshme këtë dosje.

Taulant Balla deklaroi sot se veprat penale që mund të ngrihen me rikthimin e dosjes në prokurori, mund të hyjnë në Juridiksionin e SPAK, ndaj në këtë mënyrë hetimet mund të kryhen nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Tv Klan