Kthimi i SHBA-së në marrëveshje dhe ndalimi i aktivitetit bërthamor nga Irani

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore shtynë bisedimet mbi programin bërthamor për të vazhduar konsultimet në kryeqytetet përkatëse, tha të dielën vonë i dërguari i Bashkimit Europian Enrique Mora, pa dhënë një datë të saktë se kur mund të rinisin bisedimet.

Ai pranoi përparim e shënuar dhe se pjesëmarrësit do të kishin një ide më të qartë se si ta arrinin një marrëveshje pas konsultimeve brenda vendit. Mora shtoi se priste që Agjencia e Energjisë Bërthamore de Teherani të arrijnë një marrëveshje mbi zgjatjen e monitorimit të aktiviteteve bërthamore që përfundon më 24 qershor.

Lajmi për shtyrjen e negociatave u konfirmua edhe shefi i delegacionit iranian Abbas Araqchi. Ai tha se vendimi vjen pasi ndasitë mbi çështjet e mbetura për negocim nuk mund të kapërcehen lehtë.

Aktualisht jemi më pranë se kurrë një marrëveshjeje, por distanca që ekziston mes nesh dhe tejkalimi i saj nuk është një punë e lehtë“, tha Araqchi nga Vjena për televizionin shtetëror iranian.

Zgjedhjet presidenciale në Iran u fituan nga Ebrahim Raisi, përfaqësues i linjës radikale, i cili zëvendëson në këtë detyrë politikanin liberal Hassan Rouhani. Megjithatë, zgjedhja e tij nuk ka të ngjarë të minojë përpjekjet e Udhëheqësit Suprem Ajatollahut Ali Khamenei, për ringjalljen e paktit bërthamor dhe heqjen e sanksioneve të forta financiare dhe ato mbi naftën.

Në Vjenë janë zhvilluar negociata që prej muajit prill me synimin për të sheshuar mosmarrëveshjet që do të rikthejnë Shtetet e Bashkuara sërish në marrëveshje dhe do të detyrojnë Iranin që t’i përmbahet sërish kushteve të saj. Uashingtoni hoqi dorë nga marrëveshja e vitit 2018, vendim që u shoqërua me vendosjen e sanksioneve ndaj Teheranit.

Klan News