Gjatë kontrollit fizik të punonjësve të burgut, efektivit Hakil Zere iu gjet e fshehur në këpucë, brenda corapeve, 2 qese me kanabis dhe në pjesën intime të trupit 2 qese të tjera, njëra prej të cilave me heroinë.

Operacioni u organizua nga SHKBB, shërbimi i kontrollit të brendshëm në burgje në bashkëpunim me IEVP Drenovë. Zeres i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike gjatë kontrollit të banesës nga ana e policisë së shtetit.

Sipas burimeve nga prokuroria polici është arrestuar me 21 prill me akuzat e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”./tvklan.al