Pamje spektakolare nga tifozët e Lech Poznan 

Koha kur një ndeshje futbolli xhirohej nga tre kamera ka kohë që ka ikur. Tashmë janë dhjetëra pajisje regjistrimi video që mbulojnë thuajse gjithë këndet e fushës por edhe shkallët e stadiumit.

Mirëpo ja që nuk mjafton dhe këtë e tregon klubi i Lech Poznań që ka përdoruar një dron me kamera për të sjellë këto pamje fantastike nga shkallët e stadiumit, pikërisht në tribunën e ultrasve. Spektakolare. Asgjë më pak. Deri më tani drone me kamera në stadium kishte gjetur përdorim vetëm në realizimin e dokumentarëve.

Por klubi polak Lech Poznan tregoi se tashmë ka lindur nevoja për të bërë edhe më shumë emocionuese pjesëmarrjen në stadium.

Grupimi i Ultras kishte organizuar një shfaqje piroteknike për 100-vjetorin e klubit. Përdorimi i dronit me kamera e shumfishoi efektin e spektaklit të tyre.

Tv Klan