Jo vetëm me  këngë të reja, hite dhe turne muzikore Dua Lipa vazhdon të surpizojë dita ditës fansat e saj. Suksesi i saj më i fundit na ka bërë të gjithëve krenarë.

Këtë herë ajo ka thyer rekord duke u bërë femra e parë dhe e vetme që kryeson në aplikacionin “Spotify”,  i cili ofron këngët më të dëgjuara nga e gjithë bota.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Dua ka ndarë me të gjithë miqtë virtualë rezultatin e botuar nga faqe “Fakte për lajme muzikore”.  Në të shkruhej se ajo është femra e parë dhe e vetme në histori ku këngët e saj janë dëgjuar mbi 500 milionë here.

Dua ka falenderuar fansat për përkrahjen ndërkohë që u shpreh se brenda 12 ditësh do të nxjerrë në treg këngën këngën e radhës.

Klan Plus