Mbrëmjen e djeshme u mbajt sfilata e Versace ‘’Pranverë – Verë 2022’’.

Emra të njohur të modës ishin të ftuar në eventin e shumëpritur por dhe modelet më të suksesshme në industrinë e modës për të sfiluar.

Emrat e mëdhenj përfshinin Naomi CampbelL, Gigi Hadid, Emily Ratajkowski, por ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Dua ishte përzgjedhur për të hapur sfilatën e Versace dhe mund të themi me siguri se shkëlqeu.

Zgjedhja  për të hapur eventin ishte një xhaketë e zezë e hapur nga një anë dhe një fund i gjatë të dyja të shoqëruar nga aksesori simbolizues i Versaces,  një tualet shumëngjyrësh dhe nga kënga e saj në sfond.

Për mbylljen e saj Dua kishte veshur një kanatiere të shkurtër dhe një fund të gjatë në ngjyrën rozë metalike.

Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa u shpreh krenare dhe e nderur të sfilonte për markën e saj të preferuar.

Veshjet e Versaces këtë vit u vunë re për një shumëllojshmëri ngjyrash dhe sigurisht printin autentik ‘’Versace’’ që nuk mungon asnjëherë. /tvklan.al