Ashtu sikurse kishte premtuar prej disa javësh, Dua Lipa ka publikuar këngën e saj të re “Don’t Start Now”.

Në një postim të bërë në rrjetin e saj social Instagram, Dua ka treguar se ajo dëshironte të publikonte këtë këngë të parën, në mënyrë që të mbyllte këtë kapitull të jetës, për të hapur një tjetër.

Në një erë të re, me një këngë të re. Është momenti për të ecur përpara dhe për të mos lejuar asnjë të të ndërpresë rrugëtimin”, shkruan Dua.

View this post on Instagram

OUT NOW!!!! LINK IN BIO ❤️‼️ @NABILDO

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Kënga e re është shumë ritmike dhe është pjesë e albumit të ri të këngëtares që pritet të publikohet së shpejti.

Dua është shprehur se albumi i saj i ri është një “epokë e re”, në karrierën e saj muzikore, në aspektin e ndryshimit dhe lundrimit në një zhanër të ri./tvklan.al