Pas konferencës për shtyp që zhvilloi në vendin tonë, Dua Lipa është ritakuar me këngëtarin e njohur Ledri Vula dhe vajzën e tij Poem Blu.

Përmes fotove të postuara në rrjetet sociale, bashkë me ta ka qenë edhe partnerja e Ledrit, Sara Hoxha, e cila ka postuar në Instagram një foto me këngëtaren, partnerin dhe Poemën e vogël.

Vetë Ledri, ka postuar një foto në Instagram mes tij vogëlushes Poem Blu dhe Dua Lipas. “Poem Blu takon Dua Lipën”, shkruan reperi.

Këngëtarja me famë botërore ka reaguar gjithashtu në këtë foto ku ka shkruar: Zemra e vogël Poem.

Ledri Vula dhe Dua Lipa përfliteshin dikur për një lidhje dashurie me njëri-tjetrin, në një kohë kur në fakt këngëtarja nuk kishte famën që ka sot.

Mesa duket, ata të dy i kanë mbajtur marrëdhëniet miqësore me njëri-tjetrin. /tvklan.al