Pas 5 nominimeve në British Awards, Dua Lipa ka marrë edhe 3 nominime në Video Music Award.

‘New Rules’, këngë e cila tashmë ka thyer rekorde, është nominuar për këngën e vitit. Kënga  “IDGAF” ndërkohë do të jetë në garë për koreografinë më të mirë, nominim ky i pritshëm për një klip të tillë.

“One Kiss”, bashkëpunim me Calvin Harris, është nominuar  për kërcimin më të mirë.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova në këtë event të rëndësishëm të muzikës do të jetë në garë edhe me këngëtaren tjetër shqiptare Rita Ora, në kategorinë e kërcimit më të mirë, ose ‘best dance’, ku Rita është nominuar me këngën ‘Lonely Together’, bashkëpunim me DJ e ndjerë Avicii.

Tv Klan