Xhemile Agiçi, nëna e 4 fëmijëve, gjatë momentit të lindjes së binjakëve pësoi insuficiencë kardiake. Mjekët e QSUT-së i kanë thënë se i vetmi shpëtim për të është transplanti i zemrës jashtë Shqipërisë. Xhemilja dhe bashkëshorti Bledi i janë drejtuar emisionit ‘STOP” për ndihmë.

“Kam katër fëmijë të vegjël. Pasi linda binjakët para dy muajsh, pësova një problem me zemrën. Ju lutem, më ndihmoni! Kam nevojë për një transplant që kushton shumë dhe unë nuk kam mundësi ta përballoj… Kam shumë nevojë për ndihmën tuaj!”

Xhemile Agiçi ka pësuar insuficiencë kardiake gjatë lindjes së dy fëmijëve të saj binjakë, ndaj bën apel për ndihmë sepse nuk ka mundësi ekonomike ta përballojë transplantin e zemrës në Itali.

Insuficienca kardiake është një gjendje mjekësore serioze, ku zemra nuk arrin të pompojë gjakun në trupin e njeriut siç duhet, gjë që shkakton grumbullim të lëngjeve në mushkëri dhe pjesë të tjera të trupit. Nëse dallohet dhe trajtohet në kohë siç duhet, pacientët mund të kenë jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Apelit të saj i bashkohet edhe bashkëshorti i saj, Bledi Agiçi, i cili thotë se nuk ka të ardhura ekonomike për të përballuar jetesën e jo më këtë operacion shumë të kushtueshëm.

“Unë këta fëmijë dua t’i rris me nënë! Kush më ndihmon, faleminderit, do t’jua di të gjithëve.”

Ndihmoni sado pak Xhemile Agiçin, në mënyrë që t’ia dalë mbanë. Të jetojë dhe të mos i lejë katër fëmijët e saj jetim./tvklan.al