Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka bërë të ditur se kanë filluar përgatitjet për një strategji që lidhet me hetimin e krimeve zgjedhore.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Dumani ka thënë se ai së bashku me prokurorët e SPAK do ta bëjnë publike në Janar të 2025-ës strategjinë për hetimin e veprave penale për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Altin Dumani: Sa i takon asaj që Komiteti Shqiptar i Helsinkit thotë në raport me ndërtimin e një strategjie për hetimin e krimeve zgjedhore që mund të ndeshen gjatë vitit të ardhshëm, unë bashkë me stafin tim kemi filluar përgatitjet dhe në muajin Janar do të bëjmë prezente dhe publike strategjinë që ne do të ndërtojmë për hetimin e veprave penale që kanë të bëjnë me zgjedhjet e vitit 2025. Kemi filluar që tani duke punuar që t’i dalim përpara punëve. Për krimet zgjedhorë të hetuara, gjatë vitit 2023 ka numër në rritje, është rritur numri i krimeve zgjedhjore, është trefishuar që janë hetuar gjatë vitit 2023.


/tvklan.al