Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu nuk është dakord me mënyrën sesi presidenti amerikan Xho Bajden ia ka servirur Hamasit, planin e fundit të luftës në Rripin e Gazës.

Mediat izraelite shkruajnë se në një seancë dëgjimore në Komisionin e Punëve të Jashtme për Sigurinë, Netanjahu është shprehur se nuk do të ketë fund të luftës në Rripin e Gazës deri kur Hamasi të mos ekzistojë më në këtë territor.

Netanjahu shprehet se është gati vetëm për një armëpushim të përkohshëm, nëse Hamasi tregohet i gatshëm të bisedojë për lirimin e 100 pengjeve të mbetur në duart e tyre.

Ndërsa në planin e parashtruar nga Bajden javën e kaluar parashikohej që Izraeli të pranonte fundin e luftës në Rripin e Gazës pas lirimit të të gjithë pengjeve që mbahen nga Hamasi.

Në këtë formë, Hamasi tha më herët se e pranonte marrëveshjen dhe këtë e konfirmoi ministri i jashtëm i Egjiptit, ndërmjetës në negociatat mes palëve. Uashingtoni u shpreh këtë të hënë optimist se palët do të pranonin propozimin e presidentit Bajden.

Tv Klan