Avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë në intubim. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj ka mësuar se gjatë ditës së sotme, avokatit Sokol Mëngjesi i është bërë skaneri dhe është konstatuar një ulje e edemës, që do të thotë se ka përmirësim të gjendjes shëndetësore.

Megjithatë, mjekët kanë vendosur që ta mbajnë avokatin Sokol Mëngjesi edhe 2 ditë në intubim për të mos rrezikuar, ndërkohë që pritet të bëhet zgjimi gradual i tij pasi ilaçet që e mbanin në gjendje kome i janë ndërprerë gradualisht.

Që prej 29 Majit, kur 3 persona (Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia) e dhunuan në hyrje të kopshtit të fëmijës, avokati Sokol Mëngjesi, ndodhet në reanimacion. I përfshirë në sulmin ndaj avokatit ishte edhe Romario Tabaku pasi ndihmoi autorët të largohen nga vendi i ngjarjes.

zbulohen autoret dhunimit te sokol mengjesit
4 autorët e dhunës së avokatit Sokol Mëngjesi. Ata janë Romario Tabaku dhe kushërinjtë Elton Kasaj 33 vjeç dhe kushërinjtë Drivald Alia 21 vjeç e Dorian Alia 32 vjeç.

Vetëm Dorian Alia është vënë në pranga pasi është vetëdorëzuar pas dhunimit të avokatit, ndërsa Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku janë shpallur në kërkim nga policia. Ngjarja dyshohet se është organizuar nga Dritan Nano, 58-vjeçari që shihni në foton e mëposhtme.

Dritan Nano
Dritan Nano

Në njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë, Policia tha se Sokol Mëngjesi e ka përfaqësuar atë në një proces civil për trashëgiminë e një prone në Tiranë. Mëngjesi e ka fituar çështjen, por dyshohet se Nano nuk ka pranuar që të plotësojë kushtet ligjore të kontratës që kishte me të.

Ndërkohë, Nano ka pranuar para uniformave blu që ka pasur konflikt me avokatin Mëngjesi, por ka mohuar që të ketë organizuar apo porositur ngjarjen.

Nga ana tjetër, Dorian Alia, 32-vjeçari që u vetëdorëzua pas sulmit të avokatit Sokol Mëngjesi ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij. Në dëshminë e tij para uniformave blu, Alia ka pranuar që ka qenë pjesë e sherrit dhe ka goditur vetëm një herë avokatin me grusht.

I pyetur për mënyrën e organizimit të dhunës, Alia ka thënë se e kanë ndjekur prej disa ditësh avokatin. Autorët kanë qëndruar në kontakt me njëri-tjetrin për koordinimin e sulmit. Sipas tij, ata nuk kanë pasur qëllim t’i shkaktojnë dëmtime të rënda/tvklan.al