Joana refuzon prerë që  nëna e saj, Violeta e cila u largua kur ajo ishte 11 vjeçe duke lënë pas 4 fëmijë, të jetojë në shtëpinë e vjetër. Sot në atë shtëpi jeton vëllai i Joanës me bashkëshorten dhe hapësira është e vogël. Veç kësaj, Joana është shprehur disa herë gjatë “Shihemi në Gjyq” se nuk e njeh Violetën si nënë pasi ajo u është përgjigjur vetë motrave e vëllezërve.

Violeta rrëfeu gjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan dhimbjen e saj. Ajo tha se u largua pasi jeta me babanë e fëmijëve ishte e padurueshme. Ai e torturonte, tradhtonte dhe madje u martua me gruan që i sillte në shtëpi. Kur u largua në Itali ku u martua me një italian, ky i fundit i merrte paratë dhe i thoshte se të tijat do t’i ruanin për pleqërinë.

Megjithatë, Joana vazhdon të thotë se kjo histori nuk lidhet me të dhe e vetmja familje që ka janë motrat e vëllezërit. Violeta nis të dalë jashtë kontrollit dhe të tregojë mes të bërtiturave e dënesës se Joana i ka vdekur në krahë.

Eni Çobani: Çfarë konsideroni ju familje se është shumë e rëndësishme?

Joana: Motra dhe vëllai im.

Eni Çobani: As baba dhe as nënë?

Joana: Po nuk kam, nga momenti që ata s’janë kujdesur për mua…

Violeta: Moj e kam nga halli…do të të degjeneroj në mes të publikut se i di hallet e mia vetë moj! Kur ishit të vegjël, sa keni lindur ju kam larë unë moj, ajo ju ka gjetur nga 5 e nga 6 vjeç! Mos të shikojë publiku se do të të jap një kështu e të biesh andej!

Joana: Mua më njohin të gjithë, kam shoqe e shoqëri!

Violeta: Ik pyet babanë tënd pse ka ikur mami? Unë nuk dal përjashta!

Joana: Ti nuk duhet të sillesh në këtë mënyrë, duhet të më respektosh 10 herë më shumë!

Violeta: Të kam bërë unë e të kam larë unë kur ishe e vogël, bridhja unë nëpër spitale!

Joana: Duhet të më respektosh si shoqe dhe si mamanë e fëmijëve të tjerë,  po.

Violeta: Ti! Kur ishte lufta civile, nuk të kujtohen ato? Babai jot kishte marrë gratë e botës nga 8 muaj në Tiranë! Edhe ti më vdiqe në krahë, të ka ikur shkumë nga goja, fëmijët e tjerë i kam kyçur brenda! Gjyshja jote ishte e keqe dhe unë të çova të shtrova në spital! Ti më vdiqe në krahë! Të më falenderosh! Mora edhe doktoreshën e spitalit që më pështyu në surrat! Ai është krimineli, babai jot! Boll se jam e lodhur! Do hap gjyq prapë! Kam shumë për të thënë! I mbaj këtu! Kam shumë! shumë! Më çmendët!/tvklan.al