Dy aksidente automobilistike u regjistruan në të njëjtën orë në Kukës, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Njëri aksident ndodhi në afërsi të tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit, ndërsa tjetri në afërsi të urës mbi lumin Drinin e Zi në hyrje të qytetit të Kukësit.

Sipas policisë, ngjarjet kanë ardhur si shkak i humbjes së kontrollit nga drejtuesit për shkak të reshjeve të shiut.

Ndërsa në Lushnje një furgon me targa gjermane është përplasur me një mjet të transportit të vlerave monetare në vendin e quajtur ‘Rrethrrotullimi i Plugut’.

Dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë të automjetit të shoqërisë së vlerave monetare.

Tv Klan