Një kalimtare humbet këmbët nga goditja e makinës

Brenda 24 orësh dy aksidente të rënda kanë tronditur Tiranës. Fillimisht një makinë BMW e cila po udhëtonte me rreth 100 km në orë, nga Piramida drejt stadiumit Air Albania ka goditur një tjetër automjet.

Nga pamjet dallohet se makina kalon edhe me semaforë të kuq dhe ka përplasur një automjet Skoda që po udhëtonte nga Liceu Artistik drejt Kryeministrisë.

Në pamje shihet se dy kalimtarë kanë shpëtuar mrekullisht nga goditja, ndërkohë që sot policia bën me dije se ka ndaluar shoferin e makinës BMW, pasi ishte në shkelje të rregullave.

Ndërsa mëngjesin e së premtes një aksident tjetër i rëndë ndodhi në kryeqytet. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra prej tyre goditi një kalimtarë në rrugën ‘5 Maji’. Pamjet e siguruara nga Tv Klan janë të rënda, dhe këmbësori ka humbur të dyja këmbët për shkak të goditjes, pavarësisht se vetëm po priste të kalonte semaforin.

Tv Klan