Raportim Live
15:21, 25 Korrik 2024

Drejt mbylljes dy koçensione të financave

Drejt mbylljes dy koçensione të financave

Ministri i Financave Ervin Mete në fjalën e mbajtur në seancën plenare të Kuvendit deklaroi se dy koncesione ku Ministria e Financave është autoritet kontraktor po shkojnë drejt mbylljes.

Bëhet fjalë për kontratën konçesionare të markimit të karburanteve, e cila nuk do bëhet më nga privait por do ti kalojë Drejtorisë së përgjithshme të doganave, gjë kjo që sipas ministrit Mete do sjell dhe ulje të çmimit të karburanteve. Ngjyrimi i naftës dhe i biznesit ka një tarifë prej  0,75 leke për litër.Le

Lexo më shumë!

12:43, 25 Korrik 2024

Dy interpelanca janë parashikuar në këtë seancë maratonë të Kuvendit. E para ishte ajo mes deputetes Ina Zhupa dhe ministrit Blendi Gonxhja.

Interpelanca kishte për qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve në lidhje me gjendjen aktuale, mbrojtjen, vlerësimin, mirëmbajtjen e pasurive në listën e trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO si dhe dhënien e shpjegimeve për nivelin e shpjegimeve dhe planet e ardhshme me UNESCO-n.

Debati i tyre u zhvillua me tona të forta ndërsa nuk munguan as akuzat. Për më tepër mund të shihni interpelancën mes tyre.

11:41, 25 Korrik 2024

Kodi Zgjedhor, deputetët kundër listave të mbyllura

Pas marrëveshjes së arritur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor disa deputetë të Kuvendit kanë kërkuar që përballja në betejën e ardhshme elektorale të jetë me lista të hapura dhe jo me lista të mbyllura. Megjithatë ata shprehen se do e votojnë marrëveshjen për shkak të vullnetit politik.

11:24, 25 Korrik 2024

Spaho akuza mazhorancës: Jeni të paturp, arrogantë dhe palaço

Vijojnë diskutimet në Kuvend. Edmond Spaho hodhi akuza ndaj mazhorancës se do që të kapë Kontrollin e Lartë të Shtetit.

“Ju jeni të paturp. Jeni thellësisht arrogantë. Silleni si palaço vetëm që të arrini qëllimin tuaj. Me këtë paturpësi keni kërkuar të rishikoni edhe ligjin për KLSH që ta vini zap dhe atë. Se është e thjeshtë për ta kuptuar se çfarë do bëni”, tha Spaho.

11:22, 25 Korrik 2024

“KLSH të raportojë në Kuvend”, plas debati mes Bardhit e Shalsit

Pas miratimit me 90 vota pro të ngritjes së nënkomisionit për Auditimin Publik pati debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Demokratët akuzojnë socialistët se duan të kapin edhe KLSH, pasi objekti i nënkomisionit është monitorimi i punës së këtij institucioni

Ishte kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi i cili theksoi se “mazhoranca kërkon të intimidojë KLSH në kryerjen e detyrës.”

Kreu i Komisionit të Financave dhe Ekonomisë Eduard Shalsi iu përgjigj duke thënë se duheshin sqaruar motivet për shkarkimin e një titullareje. Më tej ai akuzoi KLSH-në se nuk ka dhënë asnjë përgjigje për shumë çështje… Lexo më shumë

10:55, 25 Korrik 2024

Miratohen njëra pas tjetrës projekt-rezolutat në Kuvend

96 deputetë janë të pranishëm sot në Kuvend. Që në nisje të seancës plenare u miratuan njëra pas tjetrës një sërë projekt-rezolutash… Lexo më shumë

10:49, 25 Korrik 2024

Çfarë propozojnë partitë kryesore për votën e diasporës?

Çfarë propozojnë partitë kryesore për votën e diasporës?

Drafti i PS: Zgjedhësit jashtë vendit duhet të regjistrohen në listën e zgjedhësve. KQZ duhet të nisë hartimin e listës së zgjedhësve jashtë vendit 100 ditë para zgjedhjeve dhe e përfundon përpilimin e saj duke e bërë publike listën 50 ditë larg nga data e zgjedhjeve. Herësi të mos jetë më i madh se 7 mijë vota!

Drafti i PD: Lista e zgjedhësve jashtë vendit është një e vetme dhe përmban të gjithë shtetasit shqiptarë që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe kanë shprehur vullnetin të votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. KQZ përzgjedh me procedurë të hapur një operator postar me eksperiencë për procesin.

Si opozita, ashtu dhe mazhoranca bashkohen në një pikë: Që shpërndarja e votave të bëhet sipas qarkut ku emigrantët kanë jetuar më parë.

10:38, 25 Korrik 2024

Flutura Açka largohet nga grupi i PD

Flutura Açka largohet nga grupi i PD

Para nisjes së seancës parlamentare deputetja Flutura Açka njoftoi largimin nga grupi i PD-së dhe drejtimi i Komisionit të Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik.

Ajo akuzoi PD dhe PS për pazare dhe se nuk mund të bëhet pjesë e tyre. Bashkë me Açkën u largua nga grupi i PD-së edhe Arbi Agalliu… Lexo më shumë

10:36, 25 Korrik 2024

PS-PD, konsensus për votën e diasporës

Komisioni i Ligjeve pas pesë orë debatesh mes deputetëve votoi të mërkurën me shumicë votash pro draftit konsensual të arritur mes PS-së dhe PD-së për Kodin Zgjedhor.

Risia në këtë draft është vota e diasporës. Opozita theksoi se në këtë proces të përfshihen edhe qytetarët të tjerë që për arsye të ndryshme ndodhen jashtë vendit ditën e zgjedhjeve. Propozimi i PD, u mirëprit edhe nga socialisti Damian Gjiknuri.

Debati mes palëve u zhvillua më tepër për faktin se vetëm 1/3 e listës së shumëemërore të deputetëve të do të jetë e mbyllur, ndërsa pjesa tjetër do të jetë e hapur. Partitë e vogla dolën kundër duke i cilësuar diskriminuese. Ndërsa kreu i grupit demokrati, Gazment Bardhi tha se hapja e 2/3 së listave është një progres...Lexo më shumë

10:33, 25 Korrik 2024

Dy ditë Kuvend, KLSH “përplas” PS e PD (Të gjitha zhvillimet)

Dy ditë Kuvend, KLSH “përplas” PS e PD (Të gjitha zhvillimet)

Mbahet këtë të enjte seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Parashikohet që seanca plenare e sotme të jetë e ngjeshur pasi mund të miratohen një sërë projektvendimesh, ndërkohë që opozita ka kërkuar edhe dy interpelanca.

Mbetet për t’u parë nëse do zhvillohet mocion me debat për mandatin e Olta Xhaçkës si deputete e nëse kjo ndodh siç ka “urdhëruar” Gjykata Kushtetuese, atëherë ky institucion do vijojë me shqyrtimin e çështjes.

Deputetja e PD Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe. Edhe Agron Shehaj nga krahu i djathtë ka kërkuar interpelancë me ministrin e Financave Ervin Mete.

Vota e diasporës dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë në fokusin e palëve politike për t’u diskutuar e pse jo për të arritur një dakordësi, pas shumë muajsh “zvarritje”.

REDAKSIA TVKLAN.AL