Nisma e socialistëve për të rihapur për herë të 3 brenda 3 mandateve të tyre procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, ka nisur diskutimet në Komisionin e Ekonomisë.

Kryeministri shpjegoi dy ditë më parë se kjo do të jetë hera e fundit që do të bëhet një amnisti, do të nisë nga Shtatori dhe do të përfundojë në Shtatorin e 2025 dhe niveli i tatimit që do të përdoret do të jetë 5 përqind.

Jorida Tabaku thotë për Tv Klan se në parim opozita e mbështet këtë proces por ajo ngre pikëpyetje për arsyet përse ndërmerret në këtë kohë kur një amnisti e tillë përfundoi në 2022.

Blerina Gjylameti, që është nismëtare e këtij projektligji shpjegon arsyet e shumicës përse është e nevojshme pikërisht tani.

“Sepse kanë dalë çmimet e reja të referencës për Bashkinë e Tiranës dhe shumë shpejt do dali për të gjithë bashkitë”.

Pika tjetër ku ndahen opozita dhe shumica është norma e përqindjes që do të aplikohet. Socialistët propozojnë nivelin 5 përqind, ndërsa demokratët deri në 3%.

Një tjetër shqetësim i opozitës është ajo e përdorjes nga mazhoranca e këtij procesi për përfitime elektorale pasi nis gjatë vitit elektoral, pretendim që nga socialistët hidhet poshtë.

Aktualisht për çdo shitje prone tatohet me 15%,  nëse qytetarët dhe bizneset, përfshirë dhe pasuritë që janë në proces legalizimi do të bëjnë rivlerësimin e pronës ata do të paguajnë nga Shtatori i 2024 deri në Shtator të 2025 vetëm 3 përqind tatim për diferencën midis çmimit që e kanë blerë pronën e tyre dhe vlerës që ata e shesin atë.

Tv Klan