“Queen”, i vetmi grup që nderohet në këtë nivel

Dy mbretëresha në të njëjtën monedhë. Grupi legjendar britanik Queen dhe mbretëresha Elisabetë do të jenë kokë më kokë një monedhë përkujtimore.

“Në njërën anë kemi Mbretëreshën, nga ana tjetër kemi Mbretëreshën. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe kush do ta kishte menduar”.

Monedha prej 5 Paund, e cila doli në treg të hënën, është një homazh dhe nderim për katër anëtarët e grupit  Freddie Mercury, Brian May, Roger Taylor and John Deacon.

Kjo është hera e parë që një bandë muzikore shfaqet në një monedhë në Mbretërinë e Bashkuar.

Monedha përmban logon e grupit dhe instrumentet e luajtura nga katër anëtarët e Qeen. Ajo është e para e lëshuar si pjesë e koleksionit Legjendat e Muzikës të Royal Mint.

Tv Klan