Dy rusët e shpallur në kërkim nga Londra për tentativën e helmimit  me Noviçok të ish-agjentit Sergei Skripal  dhe vajzës së tij u shfaqën në televizionin shtetëror “Russia Today” ku mohuan çdo implikim në këtë ngjarje. Madje ata pohuan se kishin vajtur në Britani për turizëm.

“Ne shkuam atë veçanërisht për të parë Old Sarumin, Stonhenxhin dhe katedralen. Dhe menduam ta mbaronim vizitën më 4 Mars”

, tha Aleksandër Petrov.

Ndërsa Ruslan Boshirov:

Katedralja e Sallsbërit është e famshme jo vetëm në Europë, por në gjithë botën për kullën e saj 123 metra të gjatë. 

Aleksander Petrov dhe Ruslan Boshirov  pranuan se mund të kishin kontaktuar shtëpinë e Sergei Skripal aksidentalisht më 4 Mars, por mohuan kryerjen e ndonjë akti që lidhet me helmimin e agjentit dhe vajzës së tij.

Ata mohuan të jenë pjesë e shërbimit ushtarak rus të zbulimit, siç e tha edhe Presidenti Putin. Por në intervistë ata nuk paraqitën asnjë dokument identifikues dhe as treguan me çfarë merreshin në jetën e përditshme.

Tv Klan