
Dy të plagosur me thikë në Sukth
17:13 31/12/2019
Dy persona mbetën të plagosur me thikë pasditen e kësaj të marte në Sukth të Durrësit. Burime zyrtare të policisë sqarojnë se ngjarja erdhi si pasojë e një konflikti të çastit.
Të plagosurit janë Rr.O., 40 vjeç dhe K.O., 21 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se autor i kësaj ngjarje është një person me iniciale A.M., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij./tvklan.al