Dyndje emigrantesh në Itali



Dyndje emigrantesh në Itali

22:30 10/06/2018

Italia po përballet me një tjetër dyndje masive emigrantësh ilegalë. Sipas mediave italiane, mbi 1 mijë klandestinë janë nisur nga brigjet libiane vetëm gjate fundjavës. Forcat detare italiane dërguan motovedeta shtesë në ndihmë të misionit Frontex në operacionet e shpëtimit për qindra të tjerë që po lundrojnë drejt brigjeve italiane.

Gjatë konferencës për shtyp në Samitin e G7-ës, Giuzepe Conte bëri thirrje për rinegocimin e traktatit të Dublinit. Sipas tij, Italia nuk e ve në dyshim të ardhmen brenda Bashkimit Europian. Por tha se kërkonte një Europë më të drejtë, me një sistem më të barabartë të shpërndarjes së refugjatëve që barra mos i bjerë vetëm Italisë, si dhe procedura më të qarta dhe më të shpejta dëbimi për ata që nuk meritojnë azil.

Conte nuk preferoi të bëjë përgjegjëse organizatat joqeveritare, si tërheqëse të valës së refugjatëve, sikurse kryeministri hungarez Viktor Orban, modelin e të cilit kërkon të ndjekë lideri i Lega Nord, Mateo Salvini, tashmë zv/kryeministër i Italisë. Salvini premtoi se do e çojë deri në fund angazhimin për dëbimin e 500 mijë emigrantëve të paligjshëm nga Italia.

Tv Klan







Të ngjashme