Policia e Fierit ka ndaluar një të 73-vjeçar me iniciale L.R. Ky i fundit dyshohet se ka ngacmuar seksualisht  një të mitur.

Materialet i kanë kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Ndërkaq, pak ditë më parë një tjetër i moshuar nga Saranda u la në burg, pasi u akuzua nga një 17-vjeçare për marrëdhënie intime pa dëshirën e saj.

Bajram Tusha u arrestua nga policia të martën. Bazuar në dëshminë e të miturës para policisë, abuzimi dyshohet të ketë nisur 3-4 vite më parë, kur ajo ishte 13 vjeç. E mitura ka treguar se bashkë me familjen ka jetuar për disa vite në shtëpinë e Tushës me qira, derisa ndërtuan shtëpinë e tyre, po në të njëjtën lagje. Kjo bëri që familja e saj të kishte marrëdhënie të mira me 72-vjeçarin.

Duke qenë se ai jetonte vetëm, sepse ishte i ve prej vitesh dhe fëmijët i kishte në emigracion, familja e çonte 17-vjeçaren që të shkonte në shtëpinë e Barjam Tushës, t’i gatuante dhe t’i pastronte herë pas here.

Në këto raste ai ka abuzuar me të miturën, ndërsa kjo e fundit nuk tregonte sepse i vinte turp. Kohët e fundit 17-vjeçarja ka nisur një histori dashurie me një moshatar të saj, të cilit ia tregoi se here pas here, Barjam Tusha kishte abuzuar seksualisht me të. Djali e bindi që ta denonconte në polici ngjarjen.

Akuza e Prokurorisë është bërë mbi bazën e denoncimit të vajzës dhe deklarimit që ka bërë i dashuri i saj në polici. Avokati i Tushës pritet që ta apelojë vendimin e dhënë këtë të premte. /tvklan.al