Dy persona janë ndaluar nga Policia e Fierit pasi dyshohen se kanë abuzuar seksualisht me një 23-vjeçare.

Të arrestuarit janë M.G. 26 vjeç dhe O.A. 25 vjeç. 26-vjeçari është person me precedent të mëparshëm penal, pasi ka qenë i dënuar për kundërshtim dhe goditje ndaj prokurorit.

Ndaj dy të rinjve ka bërë kallëzim penal një 23-vjeçare, e cila ka deklaruar në polici se në datë 5 Maj është përdhunuar në një banesë në Fier nga dy të rinjtë.

Sipas kallëzimit të saj, pas abuzimit seksual të rinjtë e kanë kanosur për t’i dhënë një shumë parash.

Materialet ndaj dy të ndaluarve i kaluan Prokurorisë së Fierit për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie të kryer në bashkëpunim. /tvklan.al