Personazhet e njohur të showbiz-it kanë ofruar ndihmën e tyre për familjet e prekura nga tërmeti. Disa prej tyre kanë dhënë ndihma në vlera monetare, të tjerë ushqime, vende për strehim, apo edhe veshje.

Edhe Morena Taraku përmes një postimi ka treguar se shpreh gjithë mbështetjen e saj për personat e prekur nga tërmeti. Ndihma e saj i referohet më së shumti të moshuarve dhe të sëmurëve duke u shprehur e gatshme që t’i ndihmojë me barna dhe terapi të gjithë ata që kanë nevojë.

Po mendoja për të moshuarit e të sëmurët, sepse e di sa e vështirë është të kesh dikënd të sëmurë në familje. Dhe doja të thosha: Të gjithë ata që janë të prekur nga tragjedia në Shqipëri dhe tani gjenden në Kosovë dhe kanë nevojë për barna dhe terapi që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe nuk kanë mundësi për t’i pasur ato le të më kontaktojnë mua në DM… Do jem këtu për t’ju ndihmuar me gjithë forcat e mia”,/tvklan.al