E Diela Shqiptare- 26 Janar 2020

E Diela Shqiptare- 26 Janar 2020

13:29 26/01/2020

 “Shihemi në gjyq”

Motrat përballen ashpër me njëra-tjetrën: Më njohu me një biznesmen të fuqishëm, ajo është shkaktare për gjithçka

Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq” në Tv Klan solli sot një përballje midis dy motrave. Shkak për mosmarrëveshjet midis tyre është bërë martesa e Valbonës, me personin që e prezantoi motra e saj Liliana në Gjermani.

Lidhja mes tyre zgjati vetëm një vit e pak muaj dhe në jetë gjatë kësaj periudhe erdhi vajza e tyre, sot 4 vjeç. Valbona në studio rrëfen se ish-partneri, Ganiu, ndryshoi karakter dhe si pasojë e konflikteve dhe problemet mes tyre, ajo vendosi të largohej për në Shqipëri. Valbona ka thirrur në studio motrën e saj sepse e akuzon atë si shkaktare për situatën në të cilën ndodhet.

Valbona: Kam ardhur nga Gjermania këtu në Shqipëri, për një problem të rëndë.(Qan) Më falni. Është diçka shumë e vështirë. Kam jetuar me bashkëjetuesin, babain e fëmijës që motra ime ma prezantoi. E gjitha u bë shkaktare ajo, që ma prezantoi këtë njeri. Në fillim ishte i mirë si gjithë burrat që në fillim janë të mirë. Mbas disa muajve gjërat ndryshuan, filluan konfliktet dhe unë vendosa të kthehem në Shqipëri. Babai i fëmijës Ganiu është nga Kosova, jeton në Gjermani prej 30 vitesh.

Eni Çobani: Pra Ganiu është shtetas kosovar?

Valbona: Me nënshtetësi gjermane. Është një biznesmen shumë i fuqishëm, shumë i fortë. Njeh shumë njerëz të politikës në Gjermani.

Eni Çobani: Sa keni jetuar me Ganiun?

Lexo më shumë: Kliko Këtu

Historia dramatike e 4- vjeçares që mbeti në jetimoren e Gjermanisë, nëna tregon arsyen: Ish-partneri…

 “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli sot historinë e vështirë të Valbonës. Në studio, ajo ka rrëfyer se shkaktare për situatën e saj sot është motra e saj sepse ajo e prezantoi me ish-bashkëjetuesin. Lidhja me partnerin zgjati shumë pak, por gjatë asaj kohe në jetë erdhi një vajzë që ata i vendosën emrin Arianita.

Sipas Valbonës, partneri i saj ndryshoi karakter, nuk ishte më si më parë dhe midis tyre filluan problemet dhe konfliktet, që e detyruan atë të vendosë të largohet nga Gjermania në drejtim të Shqipërisë. Partneri Ganiu hapi gjyq dhe i mori kujdestarinë e vajzës, por pak kohë më vonë ai nuk mundi dot të kujdeset për vajzën dhe e dërgoi atë në jetimore. Sot vajza 4-vjeçare ndodhet aty, pavarësisht se dy prindërit e saj jetojnë dhe janë në gjendje që të kujdesen për të.

Eni Çobani: Ai ka qenë i martuar më parë?

Valbona: Ganiu ka qenë i martuar, është i divorcuar, ka dy vajza. Kemi bashkëjetuar një kohë dhe vendosëm të bënim fëmijë dhe të krijonim një familje. Gjërat nuk shkuan siç duheshin. Me Ganiun kisha probleme, konflikte.

Eni Çobani: Kush ishte problemi?

Lexo më shumë: Kliko Këtu

“Ka një mesazh për ty” 

Humbi të ëmën nga kanceri, 15-vjeçarja mes lotësh: Mami punoi gjithë jetën për atë shtëpi, por tani na duket fatkeqe

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në programin ‘E Diela Shqiptare’ në Tv Klan, solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të 15-vjeçares Xhesika. Ajo ka lindur dhe është rritur në Greqi, por fatkeqësia që i ndodhi e ndryshoi jetën e saj.

Para disa kohësh, nëna e saj u nda nga jeta si pasojë e kancerit. Në studio, Xhesika ka ardhur për të plotësuar dëshirën e nënës së saj sepse ajo kishte dashur të ishte pjesë e programit, por nuk mundi për shkak të sëmundjes. Mamaja e saj ka punuar gjithë jetën për të ndërtuar shtëpi në Shqipëri, por nuk mundi ta gëzonte me familjen, dhe Xhesika në studio tregon se nga ajo shtëpi ka kujtime të këqija sepse nuk kanë hyrë për diçka të mirë.

Ajo e ka thirrur tezen e saj për ta falenderuar që i ka qëndruar dhe vazhdon t’i qëndrojë pranë, por gjithashtu ka edhe një kërkesë për të.

Xhesika: Ka qenë ëndrra e mamit ta thërras këtu, por nuk munda ta bëj dhe thërrita tezen.

Ardit Gjebrea: Dëshira e mamit tënd ka qenë të vinte këtu?

Xhesika: Po!

Ardit Gjebrea: Dhe ti nuk munde dot?

Lexo më shumë: Kliko Këtu

Historia si në filma: 16-vjeçe ika nga shtëpia drejt Greqisë, nuk bëja asgjë që më thoshte mami

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli sot historinë aspak të zakontë të Luljetës, e cila kishte ardhur posaçërisht nga Gjermania për t’i bërë një suprizë mikeshës së saj.

Në studio, ajo ka treguar se kur ka qenë e vogël asnjëherë nuk i bindej nënës së saj dhe nuk pranonte jetesën në fshat. Kur ishte 16 vjeç, një djalë nga qyteti vjen në fshatin e saj dhe mes tyre lind një pëlqim. Por kjo gjë u kuptua nga familja e saj dhe mes tyre filluan debatet. Djali kthehet në qytetin e tij dhe Luljeta pas një debati me vëllanë vendos të largohet nga shtëpia në drejtim të Greqisë, por pa marrë asgjë me vete.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për jetën tënde… Film e ke jetën!

Luljeta: Vij nga një fshat i vogël i rrethit të Kolonjës. Jam rritur në një familje të madhe sepse jemi 6 motra dhe një vëlla.

Ardit Gjebrea: Familja jote?

Luljeta: Familja ime me dy prindër të mrekullueshëm dhe shumë punëtor. Babi shumë i lirshëm, kurse mami nuk toleronte për asnjë gjë, duhet të bënim gjithmonë atë që thoshte ajo. Akoma dhe sot nëse si marr leje asaj, nuk mund të bëj asnjë gjë.

Ardit Gjebrea: I ke marrë leje që ke ardhur këtu?

Lexo më shumë: Kliko Këtu

Historia rrëqethëse: Më gjeti në rrugë dhe më mori. Kur lindi djali ma hodhën fajin mua

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, Luljeta ka treguar peripecitë që i është dashur të kalojë, pasi u largua nga shtëpia e prindërve në drejtim të Greqisë. Ka qenë vetëm 16 vjeç dhe në studio rrëfen se nëse nuk do kishte njohur babanë e fëmijëve të saj, nuk i dihet si mund t’i kishte shkuar jeta.

E takoi rastësisht në kufi dhe falë ndihmës së tij, Luljeta shkoi në Greqi dhe filloi të jetonte në shtëpinë e pronarëve të tij grekë. Koha kaloi dhe ata bënë dy fëmijë së bashku, por marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë. Asnjëherë nuk u martuan dhe problemet që i çuan drejt prishjes së lidhjes filluan menjëherë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre.

Ardit Gjebrea: Nuk shkoi gjithçka shkëlqyeshëm!

Luljeta: Erdha deri në Korçë pastaj mora rrugën për në doganë. Aty ishte shumë ftohtë, kishte rënë dëborë ishte koha shumë e keqe dhe po shihja mundësinë si mund të ikja në anën tjetër.

Ardit Gjebrea: E kishe pashaportën me vete?

Luljeta: Jo se kisha nxjerrë atëherë pashaportën!

Ardit Gjebrea: Larg qoftë të të ndodhte gjë ku do të gjenin ty? Kush është kjo?

Luljeta: E vërteta është se po mos më kishte gjetur personi që unë kam bërë fëmijën mbase nuk do isha sot.

Ardit Gjebrea: Ku e njohe?

Lexo më shumë: Kliko Këtu

Vuajtje dhe dhimbje… Luljeta i bën surprizën e bukur këngëtares shqiptare që nuk e la kurrë vetëm

Luljeta erdhi nga Gjermania për t’i bërë një surprizë mikeshës së saj në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan. Surpriza ishte për një person të njohur të skenës muzikore shqiptare, Mimoza Nazarko. Luljeta dhe këngëtarja nuk janë takuar asnjëherë personalisht, por vetëm përmes komunikimit të vazhdueshëm me anë të mesazheve.

Nazarko është e bija e shokut të ngushtë të babait të saj dhe ajo e ka mbështetur në një periudhë të vështirë të jetës. Luljeta ka ardhur në studio për ta falenderuar, por edhe për ta takuar për herë të parë miken e saj “virtuale”.

Luljeta: Zonjën që unë kam thirrur nuk e kam parë asnjëherë, ajo jeton në Zvicër, ka jetuar këtu në Tiranë ka qenë këngëtare.

Ardit Gjebrea: Ishte një surprizë shumë e madhe dhe për mua sepse ne jemi njohur nëpër festivalet e këngës në Radio Televizion, shumë vite përpara, rreth 25 vite përpara.

Luljeta: Prandaj e kam thirrur zonjën këtu, se babi gjithmonë më thërriste kur këndoja në majë të shkëmbi në Helmës, më thoshte: Boll se asnjëra nga ju, s’u bë si Moza e xhaxhit Shëndet. Ishte ky detaj që gjithmonë ma kishte futur në shpirt dhe kur fillonte festivali dhe ishte rradha e Mozës të këndonte s’donte të dëgjohej as miza sepse do këndonte Moza.

Lexo më shumë: Kliko Këtu

Kujdes shëndetin!

Ne jemi cfarë hamë!




Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi