E DIELA SHQIPTARE – EMISIONI 19 (SEZONI 11) – TV KLAN

E DIELA SHQIPTARE – EMISIONI 19 (SEZONI 11)

Emision: 03.02.2019

Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”
Rasti I

Kur jemi të vegjël ëndërrojmë të rritemi sa më shpejt, më pas rendim të rritemi profesionalisht, vjen koha martohemi, fokusohemi tek rritja e fëmijëvë, në këtë shoqëri të nxitimit koha ndal për ata, të moshuarit. Ditën e tyre e zgjasin mendimet e moshës, ndonjëherë edhe vështirësitë ekonomike, por më së shumti mungesa e të dashurve që nuk i kanë pranë. Në studion e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan ishte Pranvera, e cila ka ardhur nga Florida, Amerikë.

Pranvera, rrëfeu historinë e jetës së saj, për familjen, sesi emigroi në Amerikë dhe pse ka ardhur në Shqipëri.

“Jemi tre fëmijë, dy vëllezër dhe unë. Kemi dy prindër të mrekullueshëm. Vëllezërit emigruan në Amerikë dhe mbeta vetëm unë me prindërit, secili në shtëpi të vet, por isha pranë tyre. Pas 5 vitesh më del lotaria për në Amerikë, dhe nuk dija si t’ja thoja babait. E kisha shok dhe baba dhe e dija sesa e vuante largimin e vëllezërve, por ja thashë që më ka dalë lotaria dhe ai më tha, ndiq fatin tënd, por mos harro nga ke lindur”.

Kjo histori ka ndodhur para 15 vitesh. Pas 5 muajsh në Amerikë Prnavera, erdhi për të parë prindërit.

“E pashë babain të mërzitur, por kurrë nuk më tha asnjë gjë. Ata jetonin vetëm, shkonte shpesh vajza ime e voglë që studionet këtu. Kur isha andej, flisja përditë më babain tim edhe pse isha në emigrim. Një ditë më thonë nëna, që babai nuk shikonte më. E pyeta si është puna dhe më tha që nuk e dinte, por kishtë probleme me shëndetin. Vitet kaluan dhe vajza ime e vogël erdhi në Amerikë dhe prindërit e mi mbetën disi vetëm. Vajza ime e madhe u kthye në Shqipëri dhe fëmijët e saj i sollën prindërve të mi hare, gëzim që të gjithë gjyshërit e duan. Por një ditë babai i thotë vajzës sime që të shkonte të jetonte me ata duke i kujtuar një shprehje që vajza ime ja thoshte kur ishte e vogël, “Gjysh me mbaj në kurriz se u lodha dhe kur të bëhesh ti i vogël do të mabj unë”.

Këto fjalë e prekën Dorinën dhe ai shkoi të jetonte me gjyshërit, së bashku me familjen e saj, bashkëshortin dhe tre fëmijët.

“Vjaza ime Dorina, nuk i hezitoi fjalëve të gjyshit dhe u shpërngul tek shtëpia e prindërve të mi me një dashamirësi dhe kishte gjithë mbështetjen e bashkëshortit të saj”.

Për të jetuar me gjyshin ajo la një shtëpi më të madhe dhe me kushte më të mira vetëm për të jetuar me ata.

“Pas 5 muajsh që Dorina u shpërngul tek babai ai ndërroi jetë. Dorina u kujdes për nnënë time, i dha dashuri dhe respekt gjatë gjithë kohës. Dhe unë e falenderoj me zemër dhe ja kam borxh gjithë jetën”.

Dhëndri ka shkuar tek gjyshërit e nuses dhe kjo ndodh shumë rrallë.

“Vitet po kalonin dhe vëllezërit u rehatuan, pasi mamaja nuk ishte më vetëm sepse kishte pranë mbesën dhe fëmijët e vegjël. E morëm nënën në Amerikë dhe e kemi lutur që të rrijë, por ajo nuk pranon. “Këtu më ka lanë burri dhe nuk lëviz”. Kam ardhur të hy mik që nëna të vijë dhe të jetojë me mua, pasi ka ardhur koha që Dorina të jetë vetëm me familjen e saj. Ajo është një vajzë shumë e thjeshtë dhe e dashur.Këtë që ka bërë për gjyshen e vet e ka bërë me shpirt”, u shpreh zonja Pranvera.

Ardit Gjebrea: Ju jetoni në Amerikë, do vazhdoni të jetoni më atje?

Zonja Pranvera, tha se ajo ka menduar të shpëngulet, në Shqipëri në mënyrë që të rrijë me nënë e saj, dhe vajza të rrijë me familjen.

I pyetur nga zoti Ardit Gjebrea nëse Dorina do të largohet, zonja Pranvera tha se e ka të vështirë po fëmijët janë rritur tashmë.

Zonja Sadete mori një ftesë për të qenë pjesë e “Ka një mesazh për ty”.

Pranavera: Mami mendon se mund të jetën mbesat e saj dhe nuk i shkon në mendje se mund të jem unë.

Ardit Gjebrea: Që në mëngjes më ka ardhur një mesazh që zonja Sadete nuk do vinte, dhe mu desh të bëja disa telefonata.

Në studio, mbërriti jo vetëm Zonja Sadete, por edhe Dorina me dy fëmijët e saj binjakë. Në ekran u shfaq zonja Pranvera, e cila u kërkoi ndjesë që i ka sjellë vërdallë dhe dha mesazhin e saj.

“Jam këtu për dy mesazhe dhe të parin mesazh e kam për ty mami: Dua të vish dhe të jetosh me mua dhe ti ndajmë këto ditë, por mund të kemi dhe shumë vite bashkë, këto gjëra që si kemi thënë dhe ta shikojmë njëra tjetrën në sy dhe ta shpenzojmë këtë kohë të bukur që ka ngelur. Se tani u plaka dhe unë. Ky është mesazh i parë, mendoje dhe njëherë dua të vish dhe të jetosh me mua. E di dhe që vëllezërit të kanë lutur, por ke vendosur të mos rrish jashtë Shqipërisë, por të rrish këtu dhe unë jam këtu për vetën time, për fëmijët e mi, por edhe për ty. Ka ardhur momenti që Doriana të shikojë familjen e saj, por edhe ta falenderoj atë dhe bashkëshorin e saj”, tha Pranvera. Dhe mesazhi tjetër ishte për vajzën dhe nipërit e saj.

Zonja Sadete, tha se ka dy djem dhe një vajzë dhe kjo e fundit është si drita e diellit që ndrit gjithë dynjanë.

“Fati desh që ajo të largohej në një shtet tjetër, të largohej nga unë. Mosha jonë do bëjë siç thonë fëmijët, pasi ata duan që të na kenë afër dhe të çmallen. Me atë do vdes (Pranverën)”.

Zonja Sadete tha se do shkojë të jetojë më vajzën e saj, Pranverën.

Një dorë e zgjatur sot, mund të shpërblehet me një sup për t’u mbështetur nesër. Brezat mund të “përplasen” për ide, por pa ndihmën e njëri – tjetrit nuk mund të ecin përpara. Dorina është një shembull për t’u admiruar për përkujdesin e treguar ndaj gjyshërve të saj.

“KA NJË MESAZH PËR TY”
Rasti II

Dija nuk ka fund dhe si e tillë nuk ka një çmim. E megjithatë shembulli i Junildës dhe Julianit është jo vetëm frymëzues, por mbi të gjitha reflektues për të evidentuar gjërat e rëndësishme në jetë. Rozalinda, Geri, Gentiana, Ana Maria, Luçiana dhe Emanuela kanë thirrur motër dhe vëlla në studion e “Ka një mesazh për ty” në programin e “E diela Shqiptare” në Tv Klan. Ata janë maturantë, dhe vinë nga një shkollë në Novoselë që quhet “Pilo Prifti”. Nxënësit treguan se janë në vitin e tretë dhe rrëfyen arsyen pse kanë ardhur në “Ka një mesazh për ty”.

“Kemi në klasë dy binjakë, një motër dhe një vëlla që na kanë treguar se çdo të thotë shkollimi. Për mua sakrifikojnë prindërit, kurse ata sakrifikojnë vetë. Ata ndodhen në fshatin Çerven, 5 km larg nga shkolla dhe janë gjithmonë në shkollë edhe kur është shi, borë, ftohtë, ngrohtë dhe e bëjnë të gjithë rrugën në këmbë. Ata janë nxënës shumë të mirë dhe çdo ditë udhëtojnë nga dy orë për të ardhur në shkollë. Një ditë që po binte shumë shi dhe ne mezi erdhëm, dhe në momentin që profesori po merrte mungesat dhe në dhamë emrat e dy binjakëvë ata u shfaqën tek dera dhe hynë brenda. Ishin lagur komplet dhe ndenjën deri në orën 2 në mësim ashtu të lagur dhe më pas ikën në këmbë”.

Bernardi, gazetari i rubrikës “Ka një mesazh për ty” ka shkuar në fshatin ku dy fëmijët udhëtojnë çdo ditë në këmbë për të shkuar në shkollë. Bernardi nuk e bëri rrugën i vetëm, por atë e shoqëroi motra e Junildës dhe Julianit.

“Ja ku mbërritëm në fshatin Çerven të Fierit. Unë jam së bashku me motrën e dy binjakëve, Anxhelën dhe do të shkojmë në këmbë deri në Novoselë”.

Anxhela, motra e dy binjakëve tregoi se e ka bërë për 8 vite këtë rrugën. Ajo tha se për njëfarë kohë ka pasur një furgon që i çonte deri në një rrugë nxënësit, por më pas për shkak të numrit të vogël të nxënësve u hoq linja. Kjo rrugë është gati 10 km vajtje-ardhje.

“Ka pasur shumë herë raste kur kemi ndenjur në shkollë me këpucë të lagura dhe i kemi hequr vetëm kur kemi ardhur në shtëpi. Përpiqem që ata të arsimohen dhe të bëhen të zotët e vetës. Prindërit e mi nuk kanë pasur mundësi të shkollohen. Për fat të mirë si unë si vëllai dhe motra jemi nxënës të mirë. Problemi që kemi pasur ne ka qenë ana ekonomike, e cila na ka penguar shumë”.

Bernardi tha se e ka bërë rrugën për 1 orë e gjysmë duke marrë parasysh dhe bisedën që zhvilluan rrugës.

Të pyetur nga Ardit Gjebrea nëse e kanë bërë ndonjëherë këtë rrugë dhe çfarë ndetë, nxënësit thanë se ata jetojnë mes luksit, ndërsa ishte vetëm njëri prej tyre që e kishte përshkruar rrugën.

E ftuar në studio përveç shokëve të Julindit dhe Julianës ishte dhe Anxhela, motra e dy binjakëvë të cilët ecin nga e hëna në të premte 10 km për të shkuar në shkollë.

Anxhela tregoi se studion në vitin e parë master, për mësuesi, në degën histori. Ajo tha se e gjithë kjo situatë është shumë e vështirë, pasi nëse ajo nuk do ishte në shkollë, prindërit e saj do të paguanin rrugën për të shkuar në shkollë me makinë motra dhe vëllai i saj, por ata duhet të paguajnë shkollën, konviktin dhe ushqimin e Anxhelës.

Ashtu sikurse me historitë e tjera, edhe Junildës e Julianit i shkoi një mesazh për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty”.

Arditi lexoi në studio një letër dashurie, të cilën Juliani e ka shkruar në shkollë, pasi ja ka kërkuar profesori në shkollë. Më pas në studio shfaqen shokët dhe shoqet e tyre të shkollës…Ata kërkuan ndjesë për “gënjeshtrat” e vogla që ju kanë thënë ditët e fundit para se të vinin në studio.

Nxënësi kishin një mesazh: “Mos u dorëzoni. Duam t’ju themi që jeni inkurajim për ne dhe të vazhoni të veproni siç keni bërë, sepse Zoti ka një plan për secilin nga ne”.

Anxhela tha se do marri motrën dhe vëllain në Tiranë edhe nëse ata nuk ndjekin Universitetin, por ndjekin ndonjë kurs. Urojmë që sakrifica e tyre të shpërblehet një ditë, ashtu siç e meritojnë.

NE JEMI CFARE HAME KUJDES SHENDETIN!

POWER KIDZ 5!

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Këtë të dielë në seancën e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq”, ishte një rast i veçantë. Graniti ka sjellë përballë tij të atin, Azbiun, pasi ky i fundit e ka ndarë atë duke i dhënë vetëm një dhomë. Problemi i Granitit është se nuk ka ku të kalojë për të dalë jashtë shtëpisë. Si ka nisur ky konflikt, sa persona janë përfshirë, dhe a do munden at e bir të gjëjnë një zgjidhje?

“S’ka dhomë po të dojë të dalë mbrapa, le të dalë nga dritarja. Kam dhe unë dy fëmijët e tjerë, një djalë dhe një vajzë. Ndërkohë që ky më akuzon se kam shitur tokën”, tha Azbiu.

Zonja Eni Çobani, tha se Graniti nuk ka dashur ta sjellë situatën deri këtu, por Azbiu nuk pranon një zgjidhje.

Por, Graniti pretendon se është babai i tij, ai që ka shitur tokën, ndërsa Azbiu, thotë se është xhaxhai i tij ai që e ka shitur. Kjo ka bërë që mes tyre të këtë një konflikt të ashpër.

“Kur djemtë dhe vajzat sjellin prindërit është e çuditshme, por në fakt këto janë probleme të çdo familje në mënyrën dhe formën sesi vinë”, tha juristja Eni Çobani.

“Kam ardhur këtu se jam vet i katërt dhe rri në një dhomë dhe ky zotëria ka shitur tokën”, tha Graniti.

Në 1 Gusht të vitit 1991 sipas ligjit për ndarjen e tokave, Graniti ka qenë anëtar i familjes bujqësore, kështu që ai është përfitues i tokës, por ai nuk ka marrë tokë, pasi babai i tij nuk e ka ndarë. Por, Azbiu tha se ai ka tokë, por të vetmin problem e ka te shtëpia e tij. Nëse ka marrë Azbiu tokë, i bie të ketë dhe zonja e tij si dhe djali, Granit, pasi kanë qenë anëtarë të familjes bujqësore.

Lidhur me problemin e shtëpisë, juristja Eni Çobani e pyeti Azbiun se nga del djali, dhe pse e ka problem që të dali nga e njëjta shtëpi. “Djali del tek unë dhe nuk e le se kam dhe fëmijët e tjerë, kam miq të tjerë që do vinë në shtëpi. Nuk ka punë tek unë”.

Akti i marrjes së tokës është në emër të zotit Ramazan Sina. Ndarja e tokës është bërë në mirëbesim të një pasurie të përbashkët, edhe pse ka qenë në emër të zotit Ramazan Sina (babai i Azbiut). Në pasurinë e Ramazanit janë të gjithë fëmijët pjesëtarë të trashëgimisë.

Juristja Çobani, tha se ka dy certifikata familjare, ku është Ramazan Sina, Shahe Sina dhe Fatmir Sina. Por, Azbiu ka një tjetër certifikatë ku është Azbi, Xhemile dhe Granit Sina.

Duke qenë se është në certifikate tjetër, duhet të kishin pronën e ndarë. Sot, Azbiu i kërkon tokë vëllait të tij, Fatmir Sina. Akti i marrjes së tokës është në emër të Ramazan Sinës dhe është firmosur nga Haxhi Hoxha.

Azbiu tha se tokën e kanë ndarë në vitin 1993 kur ishte babai gjallë, por jo me dokumenta. “Më tha babai se unë do kisha 4 dynym tokë, me gojë, por jo me dokumenta”.

Pasuria është ndarë në mirëbesim, edhe pse ka qenë në emër të zotit Ramazan Sina, në të vërtetë toka duhej të ndahej në emër të 7 personave në mënyrë që gjithsecili të merrte tokën e tyre. Azbiu tha se foli më vëllain e tij Fatmirin në vitin 2013 dhe vendosën se do e ndanin tokën. Por kur e ndanë tokën, Graniti i cili është bashkëpronar, nuk ka qënë i pranishëm.

Haxhi Hoxha telefonoi në studio.

Eni Çobani: Keni qenë ndonjëherë kryetar i ndarjes së tokës?

Haxhi Hoxha :Kam qenë në 1991.

Eni Çobani: Si është e mundur që zoti Azbi figuron me certifikatë familjare më vete dhe ju e keni konsideruar si familjar të Ramazan Sinës?

Haxhi Hoxha :Nuk mbaj mend, ne kemi punuar sipas certifikatave që na ka sjellë gjendja civile. Nuk mbaj mend sa ka marrë njëri, sa ka marrë tjetri. Po bën 28 vite nuk e mbaj mend. Erdhi komisioni tjetër, i kadastrës së rrethit dhe e verifikoi. Nuk di gjë, kemi ecur pas listës.

Situata e tyre prej 28 vitesh është shumë e komplikuar, pasi dhe toka ka qenë në emër të zotit Ramazan Sina dhe duhej ndarë në emër të gjithë bashkëpronarëve.

Fatmiri, vëllai i Azbiut, telefonon në studio. I pyetur nga zonja Eni Çobani nëse ka certifikatë, Fatmiri tha se disponon 4.

“ Po kam 4 certifikata që i kam marrë. Unë kam marrë vetëm pjesën që më takon dhe një të shtëpisë që e ka pasur babai. Ai ka tokën që ka përfituar. Kam tokën dhe shtëpinë. Kam dy firmat e motrave një të vëllait dhe një të nënës. Tani pjesën tjetër i takon Azbiut. I kam marrë me firma dhe i kam bërë para noterit”.

I pyetur nga Eni Çobani se si është bërë pjesëtim i pasurisë, Fatmir tha se kanë firmosur të gjithë.

“Unë kam marrë certifikatën e trungut familjar të ’91, Azbiu ka qenë me Xhemilen dhe Granitin dhe kanë pas marrë një tokë dhe nuk e ka përfituar, Ai nuk ka certifikatë të 91 me 4 veta, por me 3 veta, pasi një djalë ka vdekur. Unë kam marrë 15 % të tokës, i ka ndarë hipoteka”.

Por, Fatmiri tha se nuk merret më me Azbiun, pasi e ka lutur dhe nuk ka ardhur. Gjithashtu Fatmiri tha se është i gatshëm që zonja Eni Çobanit që mund ti marrë kur të dojë letrat.

Graniti i kërkoi babait të tij që të gjejë zgjidhjen e shtëpisë në mënyrë që të kalojë në koridorin e përbashkët, por Azbiu nuk pranoi asnjë marrëveshje.

Pas gjithë seancës së ndërmjetësimit Azbiu nuk pranoi të gjente një zgjidhje me djalin e tij dhe juristja Eni Çobani i premtoi Granitit se do të veprojë me shpejtësi që të gjejë zgjidhje për problemin e tij.

“Të premtoj që shumë shpejt do marr një takim me Fatmirin, do siguroj dokumentacionin ligjor dhe nëse është ashtu siç thotë Fatmiri që ka ngelur vetëm për pjesëtimin ai është shumë i thjeshtë dhe bëhet shumë shpejt. Azbi nuk e di se çdo të ngelet ty shpirtërisht nesër, pas kësaj seancë, kur nuk i le djalit një portë, e jo më pasuri? Pasurinë do ja jap unë, dhe portën do ja hap unë”, tha Eni Çobani.

BE coffee!

Kategori
E DIELA SHQIPTARE
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione