E DIELA SHQIPTARE – EMISIONI 25 (SEZONI 11) – TV KLAN

E DIELA SHQIPTARE – EMISIONI 25 (SEZONI 11)

Emision: 17.03.2019

Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”
Rasti I

Dallëndyshja është tezja e Donatelës dhe e ëma e Eneidit, por mbi të gjitha dashuria e tyre e përbashkët. Prej vitesh ata jetojnë të gjithë në Londër dhe jeta dinamike e përditshme i bën që të mos i kushtojnë shumë kohë njëri – tjetrit. Ata kanë ardhur enkas në program për t’i dhënë një premtim Dallëndyshes por t’i bëjnë dhe një “kritikë” të vogël gjithashtu.

Donatela: Ne jemi rritur në Londër që të vegjël dhe deri diku ka qenë falë mamit të Enit, sepse ajo ka qenë iniciatorja që edhe ne pas familjes së tezes të shkojmë në Londër. Aty kemi jetuar bashkë, kemi ndarë shumë gjëra bashkë të mira, të këqija dhe deri diku është mami im i dytë atje duke qenë se në familjen e mamit vetëm unë dhe motra jemi vajza të tjerat kanë të gjithë çuna, kështu që unë për fat të mirë kam pesë mama dhe e menduam bashkë me Enin si t’ja shprehim deri diku mirënjohjen dhe dashurinë prandaj jemi edhe këtu sot.

Eneidi: Thjesht donim të bënim një gjë të bukur që e ka pasur dëshirë mami që herët dhe na ka bërë shumë gjëra jo vetëm neve, por çdo njeriu dhe ka vuajtur shumë me mua që në fëmijëri me sëmundje pastaj pak më vonë me shkollën që bënim budalliqe.

Ardit Gjebrea: Më tregoni pak si keni shkuar në Angli se e di që historia juaj nuk është kaq e thjeshtë.

Donatela: Si shumë shqiptarë në atë kohë në mënyrë ilegale, viti ’99-të, shumë njerëz, shumë probleme në Shqipëri dhe jo vetëm edhe ne u nisëm në atë rrugë të frikshme deri diku që me shumë kujtime edhe pse kam qenë shumë e vogël i mbaj mend ato periudhat e vështira, unë kam qenë 5 vjeçe me motrën binjake, ndërsa vëllai tre. Tezja që e përjetonte shumë në Londër. Ne u nisëm nga Vlora me gomone deri në Itali, aty qëndruam dy javë tek tezja tjetër. Nga Italia u nisëm për në Belgjikë, nga aty në Londër. Një nënë me tre fëmijë ishte shumë situatë e vështirë, na ndaluan policët, por ata për t’u siguruar që jemi mirë na lejuan të qëndronim aty dy ditë dhe më pas do shkonim në Londër. Atje na ka pritur babai i Enit dhe aty pastaj jemi rritur atje, kemi kaluar shumë kohë, por të dyja familjet jemi lidhur shumë, sepse kemi patur njëri–tjetrin për çdo gjë. Pa tezen unë nuk do isha këtu sot dhe të kem jetesën që kam. Kam përfunduar shkollën e lartë për Kriminalistikë dhe Juridik, fillova punë në profesionin tim në polici, ndërsa tani punoj në Bashki dhe suportoj familjet dhe femra që janë të trafikuara ose që kanë kaluar situata të vështira. Jam shumë mirë, ndihmoj edhe njerëz të tjerë siç më kanë ndihmuar mua dhe mamin tim kur kemi ardhur në Angli, jo të marrin prapë gomone, i sugjerojmë gjithmonë rrugën e drejtë dhe të sigurtë. Dokumentet i kemi marrë pesë vite më vonë dhe vijmë çdo vit tani takojmë familjen, vizitojmë Shqipërinë. Si çdo familje, ne na kritikojnë, na pyesin pak tepër nga ana sentimentale për jetën personale, si mami dhe tezet kanë shumë dëshirë për Enin një nuse…

Gazetari i rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” shkon për t’i dhënë mesazhin Dallëndyshes e cila ka ardhur nga Anglia tek të afërmit e saj në Durrës. Ajo pranon ftesën dhe vjen në studion e programit “E Diela Shqiptare” të cilin e ndjek gjithmonë dhe ka një simpati të veçantë për moderatorin Ardit Gjebrea. Në ekran shfaqet mbesa dhe djali, njerëzit më të dashur që emocionuan Dallëndyshen.

Donatela: Si fillim duam të kërkojmë të dy pak ndjesë për mungesën e kohës nga angazhimet nga punët, e dimë që ti ke shumë qejf qoftë gjërat më të vogla, më sentimentale edhe duam të tregojmë që kërkojmë falje për këtë aspekt për këtë mungesë kohe. Të duam jashtëzakonisht shumë të dy, edhe kemi një kërkesë të vogël, që për nuse dhe dhëndër mos të na ngacmoni më. Në këmbim të kësaj surprize dhe këtij mesazhi që kemi për ty, Eni ka edhe një premtim për ty.

Eneidi: Premtimi im është që do gjejmë kohë çdo javë të dalim bashkë vetëm unë edhe ti, vetëm ne të dy. Ju jeni kënaqësia më e madhe. “Love you mom”, “Të dua mami”.

Dallëndyshja: “Këtë premtim nuk e realizojmë dot, që mos t’i ngacmojmë më për t’u bërë familjarë. Më vjen keq, por po e them publikisht që nuk e realizojmë dot”.

Është vërtetë bukur kur vlerat pozitive dhe traditat shqiptare siç është uniteti i familjes trashëgohen edhe jashtë atdheut. Tani mbetet vetëm të urojmë që partnerin/en e jetës Donatela dhe Eneidi ta zgjedhin, por prapë shqiptarë që Dallëndyshja të jetë plotësisht e lumtur.

“KA NJË MESAZH PËR TY”
Rasti II

Në këto kohë lajmesh të trishta, historia e Luftarit ngjan si “rast i izoluar”. Por ja që martesat e lumtura ekzistojnë dhe dashuria e tij për bashkëshorten sot do të ndihet deri në majat e maleve… A do e besojë Shpresa këtë gjë?

“Unë jetoj në Vlorë dhe gjithë jetën time i kam plotësuar të gjitha ato që kam premtuar. E vetmja gjë që ka mbetur pa u plotësuar është kjo e sotmja. Një ditë teksa po pinim kafe dhe kishim malin përpara dhe i kam thënë e di sa shumë do doja të isha në majën e atij mali dhe të thoja të dua shumë po ta dëgjonin shumë njerëz, por nuk e di se si ta bëj. Ne jemi në një lagje, njihemi që në moshën 13-vjeçare me Shpresën, bashkëshorten time. Ka qenë edhe e keqe si shoqe lagje, nuk të lejonte të flisje ndryshe, të bëje më shumë muhabet. Unë e ngacmoja, por nuk më lejonte, largohej, ikte. Ajo diferenca më bëri që u ngjita shumë me atë, vinim në plazh. Unë isha 22 ajo 17, prindërit mundoheshin të më fejonin.

Unë doja të dilja nga situata, ngaqë e dija që Shpresa nuk do pranonte, sepse më thoshte babi më thuaj kë do dhe unë do dërgoj një njeri atje dhe do ta bëjmë për nuse si lajmësi. Unë e dija që Shpresa nuk do pranonte, por edhe po të pranonte mua ma kishte qejfi, e doja shumë Shpresën dhe i thashë: “Unë dua Shpresën! “. U duk si çudi, sepse familja ishte e vështirë, ishin fanatik, nuk donin. Vajti njeriu që dërguam tek shtëpia, i thanë është një djalë që të kërkon për nuse, por Shpresa nuk pranonte pa i thënë se kush është, jam e vogël. Pas dy ditësh tha më thoni se kush është ky bukuroshi. Kur i thanë që është Luftari tha mirë do mendohem njëherë se i pëlqeu, pastaj pranoi u fejuam. Unë kam qenë edhe në emigracion në Greqi, prapë fejesa isha shumë në siklet. Ajo e di që unë kisha lidhje më parë, por isha një njeri komplet ndryshe, pa u fejuar lutesha më sill një nuse të mirë, të kem një familje të mirë. Vjehrri kur u fejuam nuk ma linte vajzën ta merrja xhiro, por i thashë se kur të martohem do e marr dhe do iki larg, e thoja si me shaka, por ashtu ndodhi u martuam të dielën dhe të hënën u nisëm për në Greqi. Kur u ndamë dhe do iknim ai më tha atë që the e bëre.

Jetuam në Greqi për gjashtë vite pa u fejuar. Vija njëherë në dy ose në tre vite, pas fejesës njëherë në dy muaj. Shpresës i bëj shumë dhurata dhe shumë ngacmime, lojëra. Në mëngjes nuk zgjohej të pinte kafe me mua, mora dy tepsi dhe i përplasja që të zgjohej. Kohët e fundit ma ka punuar dhe nuk më vjen mirë, sepse jam unë ai që bëj shaka. Sot kam ardhur të marr hak dhe për premtimin që i bëra që ta dëgjojnë të gjithë do shpreh dashurinë. Ne ngrihemi në mëngjes, mbarojmë punët e shtëpisë bashkë dhe ikim pimë kafe. Jemi tre meshkuj në shtëpi, dy çunat dhe unë dhe i kemi premtuar njëri-tjetrit që mamin do e kemi si mbretëreshë. Unë edhe në telefon e kam të regjistruar Mbretëresha Ime. “

Ardit Gjebrea: Tani me gjithë këtë dashuri që ju rrethon në familjen tuaj. Imagjino çunat të marrin ndonjë nuse që është komplet e kundërta e kësaj, si do ta përballoni ?

Luftari: Është Shpresa e kundërta, ajo nuk e tregon këtë. Unë e tregoj, ndërsa Shpresa po të jetë tek njerëzit e saj ose tek të mitë edhe unë ta marr në telefon t’i them: “Shpresa më do?”, po më thotë në telefon, ç’a po, atë që the ti po. Nuk e thotë se i vjen zor.

Ardit Gjebrea: Nuk ta thotë unë të dua. Ti ia thua Shpresës, se ke problem.

Luftari: Jo fare. Kur vete në shtëpi më thotë ti e di që unë të dua po pse më detyron ta them në sy të njerëzve, më vjen turp.

Ardit Gjebrea: Ta bëjmë ne sot Shpresën të ulërasi, jo ta thotë.

Gazetarja e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” shkon në qytetin e Vlorës për t’i dhënë mesazhin Shpresës, por ajo nuk ishte shumë e surprizuar nga ardhja e gazetarëve, pasi siç tregon edhe Luftari, shtëpia e tyre është e survejuar nga kamerat e sigurisë dhe ajo e kishte kuptuar ardhjen e tyre dhe direkt kishte dërguar mesazh Luftarit i cili kishte shkuar në Greqi. Fillimisht ishte e sigurtë që ishte ai, por më pas dyshimet kaluan edhe tek njerëzit e saj të afërm.

Ardit Gjebrea: Historitë tuaja nuk kanë fund, ku është burimi i gjithë kësaj dashurie ?

Luftari: Nuk e di, nuk e shpjegoj dot, për mua është bashkëshortja më e mirë në botë, është ajo që unë lutesha, është edhe pak me fat, pasuria ime më e madhe është Shpresa.

Shpresa vjen në studio dhe në ekran shfaqen disa mesazhe nga personazhe të panjohur për të, ndërsa në fund shfaqet Luftari në majën e malit teksa shpreh dashurinë e tij për bashkëshorten.

Në anën tjetër të murit nuk është Luftari, sepse ai ishte i fshehur në një kuti dhuratash pranë saj dhe del për të trembur Shpresën në studio dhe në fund surprizës i bashkohen edhe dy djemtë. Nuk është turp të shprehësh dashurinë, përkundrazi është shenjë qytetarie dhe emancipimi. Sepse gjërat e bukura ndonjëherë i’a vlen ti thuash me zë të lartë, jo si provë bindëse por si mesazh frymëzimi. Luftari sot i ka venë në mendime edhe ata burra me “sedër”.

NE JEMI CFARE HAME KUJDES SHENDETIN!

“TELEBINGO SHQIPTARE”

POWER KIDZ 5!

“SHIHEMI NË GJYQ”

Arbeni ka sjellë në seancën e ndërmjetësimit në “E diela Shqiptare” në Tv Klan bashkëshorten e tij Xhuljeta, pasi kjo e fundit nuk e pranon atë në shtëpi. Çifti ka 30-vite martesë, por duket se po shkon drejt një situate pa zgjidhje e shkak për këtë është shtëpia ku ata banojnë. A do ta bindë Arbeni Xhuljetën për të gjetur bashkarisht një zgjidhje për këtë konflikt?

Arbeni prej disa muajsh ka dalë nga banesa, të cilën Xhulieta, thotë së është e dikujt tjetër. Çifti jeton jashtë banesës së prindërve të tyre dhe kanë qenë anëtarë të familjes bujqësore në vitin ‘91. Bashkë me dy prindërit dhe gjyshen, ata nuk kanë asnjë certifikatë pronësie që duhet ta kishin fituar në bazë të ligjit 7501 dhe sot jetojnë në një banesë që nuk është e tyre dhe qytetari (Vasil Kopliku) ju thotë të dalin jashtë se është shtëpia e tij.

Arbeni : Kam sjellë gruan time dhe vij nga qyteti i Fierit. Gruaja nuk më lejon më të rri në banesë.

Xhulieta: Në banesë nuk ka për të hyrë më, e kam pritur deri tani dhe nuk e ka zgjidhur problemin. Banesa është e Vasil Kopilit. Çfarë banese kërkon ky?E ka marrë vëllai i këtij, e kemi gjiton Vasilin, nuk e kemi asnjë gjë. Ky nuk kishte forcë të mbante familjen. Nuk kishim vend tjetër ku të shkonim. Në banonim në fillim me Thomanë, (babain e Arbenit) dhe prej një viti ai ka ndërruar jetë. Këto konflikte i kemi pasur që në vitet ‘90. E kam mbajtur 30 vite në banesë.

Arbeni : Nuk më nxjerr dot mua nga banesa, more vesh…

Xhuljeta, tha se banesa është e Vasilit dhe e ka blerë vëllai i Arbenit (Nesti). Pas debateve me vjehrrin ata dolën jashtë shtëpisë.

Xhuljeta: Nuk na le Vasilit të bëjmë asnjë lloj ndërtimi, çfarë bije jashtë, hy brenda. Ajo banese s’ka dokumenta.

Juristja Eni Çobani, tha se ka folur me zotin Nestin dhe ai ka dhënë pretendimet e tij. “Problemi është i tillë. Arbeni ka jetuar me babain e tij dhe kishte vendosur të kalonte jetën me ata, por bashkëshortja (Xhuljeta)nuk ka shkuar mirë më prindërit e burrit dhe zoti Nesti ka hyrë për të zbutur konfliktin”.

Eni Çobani :Jeni martuar që në vitin ’89. Çfarë keni bërë ju zonjë për të pjesëtuar këtë pasuri që familja bujqësore ju ka dhënë?

Xhuljeta: Tapinë nuk na i tregonte babai i Arbenit. Mezi e kemi nxjerrë nga komuna, kjo e fundit na çoi tek hipoteka që doli e vërteta. Në 2003 babai i Arbenit na jell në shtëpi një avokat, ai kishte bërë një prokurore, sikur Arbeni së bashku me ne e kishte blerë 500 mijë Lek tokë, ndërkohë që mua këtë tokë ma ka dhënë ligji dhe jo ai.

Eni Çobani: Kur flitet për pjesën ligjore ju duhet të mbani përgjegjësi të gjithë, ju duhet ti drejtoheshit, gjykatës, apo një noteri për ti përfituar, ndërkohë që nuk keni bërë asnjë gjë dhe sot vjen me pretendimin se keni hapur gjyqe dhe akuzoni dhe prindërit e Arbenit, ndërkohë që vetë nuk keni bërë asnjë gjë…

Arbeni dhe Xhuljeta thanë se të dy kanë qenë në gjyq në seancë. “Të dyja palët kemi qenë në gjyq. Avokatja më la rrugës”.

Juristja Eni Çobani e pyeti, Arbenin se a ka menduar zgjidhje tjetër për të rregulluar situatën në të cilën ndodhet?

“Unë nuk i lutëm Xhuljetës, unë atje do jetoj, se skam ku të shkoj…”

“Nuk e ke me letra, ku do vesh..

Xhuljeta, tha se dhe akti i marrjes së tokës nuk përputhet me këto certifikatat që ka nxjerrë Thomai.

Arbeni, u shpreh se ka bërë kërkesë tek Xheladin Malaj, punonjësi i Komunës, dhe pretendonte se në mes të kësaj ka korrupsion.

Xhuljeta: Në vitin 2012, Nesti e ka prishur shtëpinë e vjetër ku kemi qenë 6 veta. Ne nuk kemi asnjë dokument nga Vasili.

Por, në një dokument që dispononte zonja Xhuljeta, emri i Arbenit ishte, por ishte i shkruar gabim, Albert.

Pra sipas librit të ngastrave, hipoteka duhet të bëjë regjistrimin nga ky libër. Edhe pse në librin e ngastrave ka dalë nga fshati i tyre, djali i Vasilit ka thënë se do ja u marrë shtëpinë, pasi është e tij.

Xhuljeta: Në 30 vite martesë nuk kam pasur asnjë ditë të mirë. Vjen policia merr atë më merr dhe mua, kur çojmë dokumentet thonë keni të drejtë,por ne nuk e ndajmë dot. Nuk dua bashkim më…

Arbeni: Unë më shumë rri përjashta, se në banesë, ajo më nxjerr përjashta…As unë nuk të dua më, pas si më ke nxirë jetë, nuk të dua më. Unë bëj debat me gruan, ai na hap telashe.

Xhuljeta: Kur Arbeni të bëhet me letra, ndoshta dhe mund të bashkohemi, por tani nuk ka bashkim mes nesh…

Arbeni kërkoi nga Xhuljeta që ti hapë derë të hyjë brenda në të kundërt secilit të shikojë vendin e vet. Por, Xhuljeta, tha se nuk është shtëpia e tyre dhe nuk ka se ku të hyjë.

E pyetur për të fundit herë nga juristja Eni Çobani, se a do e fusë në shtëpi bashkëshortin e saj, ajo ishte e prerë. Por më pas, gjithçka ndryshoi, ata do të gjejnë zgjidhjen e problemit të tyre të bashkuar.

Juristja, Çobani i premtoi se do e zgjidhë problemin e tyre.

BE coffee!

Kategori
E DIELA SHQIPTARE
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione