#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #hotelishtmegladin
“Sa e çmendur mund të jesh?!” Me kamera me vete dhe pa lajmëruar Gladi niset për inspektim
“Hotelisht me Gladin”, rubrika më e re e emisionit “E diela Shqiptare” në Tv Klan u nis në këtë episod të dytë, për inspektimin e hotelit të radhës, këtë herë pa lajmërim. Gladi këtë herë nuk i tha asgjë menaxherit të hotelit Fafa se çfarë plani kishte. Pa rezervim, pa lajmërim dhe me kamerat me vete ajo shkoi drejt e në hotel.
Këtë herë ekzistonte rreziku i refuzimit të menaxherit, të cilit pak a shumë “i zunë derën” kamerat e Gladit. Fillimisht ajo bëri sikur kishte rezervuar një dhomë, në mënyrë që të shikonte se si vajzat në recepsion do të silleshin me një person që këmbëngul se e ka bërë rezervimin,, kur nuk e ka bërë. Vajzat e kaluan me sukses këtë pjesë dhe i ofruan një dhomë tjetër. Ndërsa “klientja misterioze” do të vazhdonte me planin e saj…
Gladi: E që thoni ju, ky episod ka gjasa të mos transmetohet fare. Ju o do shikoni në televizion këtë që po them tani, ose do mbetet në arkivat e mia, sepse emisioni nuk do ndodhi. Sa e çmendur duhet të jesh të shkosh në një hotel pa rezervuar, pa rezervuar shkojnë të gjithë, por pa i thënë menaxherit apo menaxheres arsyen e vërtet se për çfarë po shkon. Unë po shkoj te Fafa, hoteli mbase më i madh në Shqipëri po e po, por edhe në rajon. Do shkoj si një klient biznesi, një klient, i cili po merr një informacion për një konferencë që do të ndodhë në hotel dhe në një moment do i them menaxherit: “Unë nuk kam ardhur për këtë. Kam ardhur për diçka krejt tjetër. Kam ardhur për të vënë në sfidë stafin tënd, a je ti gati?” Ai mund të thotë “goce, po ja fut kot, kthehu nga ke ardhur”, ose mund të jetë mendjehapur e të thotë e pse jo ta provojmë njëherë./tvklan.al