#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #hotelishtmegladin

“Dëgjoj zëra grash që zihen”, hoteli “pushtohet” nga fantazmat! Recepsionisti- Gladit: Futi një çaj mali dhe…

“Inspektorja” e hoteleve Gladi  ka krahasuar këtë të diel për rubrikën “Hotelisht me Gladin” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan dy hotele me 4 yje, njëri në Berlin e tjetri në Tiranë. Pavarësisht se sipas Gladit shërbimi dhe ambienti i hotelit në Tiranë i kanë plotësisht të merituar 4 yjet ajo nuk mund të mos bënte çdo “ngacmim” të mundshëm ndaj stafit.

 Fillimisht bëri pis tualetin e u tha se e kishte gjetur ashtu, kontrolloi me imtësi dhomën e hotelit, barin e tij, provoi masazhin e si përfundim zgjodhi të ngacmonte recepsionistin. Këtë herë duke  pretenduar se në hotel kishte fantazma. Mirëpo kësaj çudie recepsionisti ia zgjidhjen shumë kollaj duke i thënë “futi një çaj mali dhe qetësohu!”

“Edhe pse ndërtesa është e re, dhoma është shumë komode dhe asgjë nuk dëgjohet nga jashtë unë po filloj të ngacmoj recepsionistin e natës, se unë kujtova se pash një fantazëm. Ta ngacmoj pak recepsionistin”, tha Gladi para se të merrte në telefon recepsionin për ti treguar për zhurmat e çuditshme.  

Recepsionisti: Recepsioni. Si mund t’ju ndihmoj?

Gladi: Kam një pyetje.

Recepsionisti: Më thuaj!

Gladi: Ky hoteli mos ka qenë gjë godinë e vjetër dhe është rindërtuar prapë?

Recepsionisti: Jo.

Gladi: Jo, ë?

Recepsionisti: Pse?

Gladi: Se dëgjoj disa zëra të çuditshëm në  dhomë.

Recepsionisti: Mund të shpjegohesh pak?

Gladi: Dëgjoj disa gra që bërtasin, të them të drejtën, sikur zihen me njëra  tjetrën.

Recepsionisti: S’po të kuptoj ça zërash se po na fut frikën edhe ne të tjerëve se është edhe natë.

Gladi: Dëgjoj gra që bërtasin.

Recepsionisti: Gra që bërtasin! E pamundur.

Gladi: Si t’ja bëj?

Recepsionisti: Aty ke çaj mali të mirë, futi një çaj njëherë dhe do merrem unë  me të gjitha.

Gladi: S’më eci kësaj here. T’i fus një çaj tha dhe fli gjumë/

Nga hoteli në Berlin, te hoteli i lagjes në Tiranë, Gladi ‘aksion’ në hotelet me 4 yje

Hotelisht me Gladin, rubrika që inspekton shërbimin e hoteleve në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ishte këtë të diel në dy hotele me 4 yje, njëri prej tyre ishte në Gjermani, në Berlin, ndërsa tjetri ishte në lagjen e inspektores sonë Gladi, në Komunën e Parsit. Edhe pse mund të jetë e papritur pamja e hoteleve si edhe shërbimi nga ana e stafit, ishte dukshëm më i mirë në hotelin e lagjes.

Gladi si çdo herë na tregon me detaje gjërat që nuk shkojnë në hotel, si te arredimi edhe te sjellja dhe shërbimi i ofruar nga stafi.

“Sot do të shikojmë një hotel me 4 yje, pjesë e një rrjeti të njohur hotelerie e ta krahasojmë me një hotel me 4  yje në Tiranë. Dokush nga ju do mendoje, seriozisht e ke që po krahason hotelet shqiptare me ato gjermane?! Unë besoj se hoteleria shqiptare ka më shumë gjasa të shkëlqejë për sa i përket shërbimit  në infrastrukturë. Problemi është a jemi rritur edhe në shërbim?  Epo shërbimi është human dhe njerëzit edhe gabojnë. A cedojnë hotelet e huaja, markat ndërkombëtarë që kanë shumë vite në treg? Në recepsion shërbimi është korrekt, por ka radhë, por të isha klient i regjistruar i grupit, mund të isha futur te shërbimi i shpejtë”, tha Gladi teksa në tregoi me detaje gjërat që nuk shkojnë në hotelin “Crowne Plaza Berlin” .

Pas një inspektimi në hotelin me 4 yje në mes të Berlinit, Gladi kthehet për të shkuar në një tjetër hotel po me 4 yje, por këtë herë në lagjen e saj në Tiranë. Një hotel të cilin inspektorja jonë e vlerëson duke thënë se i ka yjet e merituar, pasi shërbimi dhe ambienti janë shumë të kënaqshëm.

Gladiola Dona: Hoteli ndodhet në Komunën e Parisit në qendër të Tiranës, me 4 yje plotësisht të merituar i dalluar për atmosferën e tij private dhe i konceptuar me shumë stil, i arreduar me sisteme moderne e cilësore. Është një hotel i qëndrueshëm falë karakteristikave dhe qasjes ekomiqësore, shërbimi është i personalizuar dhe i përshtatur për klientë biznesi dhe turistë. Ku shërbimit i jep vlerë edhe SPA me mesazhet klasike tradicionale tajlandeze./tvklan.al