#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #arditgjebrea#ndermjetesim#jetnor#berat#bashkeshort#baba#motra#Gre qi#llogari#Itali#pranvera

“Nuk besoj të ndahen më”, Eni Çobani jep lajmin e bukur për Kristinën dhe Ilirjanën

Përpara prezantimit të seancës së radhës, Eni Çobani risolli në vëmendje konfliktin e javës së shkuar që u trajtua në “Shihemi në Gjyq”. Ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan dha lajmin e bukur se Kristina dhe Ilirjana, nënë e bijë që patën një konflikt të fortë, me shumë lot, tashmë janë bashkë.

Përtej pajtimit në fund të seancës, ato janë të pandara pavarësisht se Kristina po jeton në Lezhë ndërsa vajza është kthyer në Itali. Në fund, Çobani shprehu edhe mirënjohje ndaj moderatorit Ardit Gjebrea, i cili gjithashtu dha mesazhe shumë të rëndësishme për marrëdhëniet prind-fëmijë, si dhe dhuroi momente emocionuese me të moshuarën.


Eni Çobani: Vijmë nga një javë që njerëzit realisht kanë përcjellë një mesazh shumë të madh nga historia e zonjës Kristina me vajzën dhe realisht, sikundër jo në shumë raste, ma kanë përcjellë me shumë dhimbje që si është e mundur që edhe vajza, se mirë djemtë, ndoshta kemi trajtuar shumë raste, por deri te vajza nuk kishim shkuar që refuzonte dashurinë e nënës por unë dua t’i them gjithë publikut që pas asaj seance, nuk e di sesa e keni ndjekur fundin e saj se unë e kam transmetuar që Kristina është bashkë me vajzën, pra nuk janë ndarë dhe nuk besoj të ndahen më. Sigurisht që njëra jeton akoma në Lezhë, pra zonja Kristina dhe u largua vajza në Itali, por gjithmonë vëmendja dhe dashuria kundrejt nënës është e pandarë. Për këtë ju garantoj që nënat, vajzat por sigurisht edhe djemtë janë të pandarë. Është një dashuri e pafundme mes tyre dhe kështu duhet të jetë, kështu që faleminderit edhe Arditit për gjithë atë ndjesi dhe emocion të bukur që dha si djalë në atë seancë.

“Mysliman jam unë, marr deri në 7 gra”/Gruaja s’duron, i ‘vërsulet’ burrit

Pranvera dhe Jetnori janë të martuar prej 30 vjetësh, por martesa e tyre ka hasur një konflikt të fortë. Pranvera ankohet në “Shihemi në Gjyq” se ai e ka lënë jashtë pasurisë, edhe pse së bashku kanë tre fëmijë. Vazhdimisht ajo shpreh një frikë se Jetnori do të largohet dhe ky i fundit i jep një përgjigje befasuese që habit studion e sëe “Dielës Shqiptare”  në Tv Klan.


Eni Çobani: Ti çfarë frike ke, që ky mund të ikë diku tjetër?

Pranvera: Po normale, ikën merr tjetrën ai.

Jetnor: Po tani, mysliman jam unë, myslimanët e kanë deri në 7 gra.

Pranvera: Ça myslimani je more?

Eni Çobani: Mos ua vini myslimanëve këtë, nëse ti ke dëshirë është tjetër gjë, por mos e vishni këtë  me një emër të caktuar. Se të ka vajtur mendja ty të marrësh tjetër, është problemi yt, jo i myslimanëve.

Pranvera: Për çfarë kam punuar këto 30 vjet?

Eni Çobani: Moj zonjë, dyshon te bashkëshorti ti? Ka ndonjë gjë se edhe kjo tani, të jetosh 30 vjet, të jeni në këto mosha që jeni se nuk jeni edhe fare të rinj, po sigurisht të rinj jeni patjetër se unë nuk them, secili e ndien veten ashtu siç do se jeni bërë gati gjyshër.

Ardit Gjebrea: Si është kjo puna e myslimanëve të lutem se edhe publiku e shoh që po reagon?

Jetnor: Unë  e thashë për një tip batute atë se gruaja thotë që unë do ta lë nesër. Për çfarë do ta lë unë atë, unë kam 30 vjet martesë me atë, ajo mendon gjënë e keqe, prandaj ia thashë, në atë kuptim ia thashë. Për çfarë e mendon gjënë e keqe, unë kam këtu e 30 vjet me atë, ajo mendon që unë mund ta lë nesër, për çfarë, se s’po i lë pjesën?

Ardit Gjebrea: Zonja Eni më fal. Është e vërtetë kjo puna e myslimanëve?

Pranvera lëviz nga vendi dhe shkon drejt Jetnorit duke turfulluar.

Ardit Gjebrea: Prit, prit se na erdhi Pranvera!

Pranvera: Të lutem shumë! Ti nuk po më jep rrugëzgjidhje!

Jetnor: Çfarë rrugëzgjidhjeje? Atë e di unë se si t’i jap rrugëzgjidhje!

Pranvera: 10 vjet që kam ndenjur në atë shtëpi, kam ardhur në datën 6 janar zotëri, dera nuk më është hapur te shtëpia në Durrës, lagjja 13, plazh.

Eni Çobani: Pse s’të është hapur moj zonjë se desh iu vërsule Jetnorit tani?

Pranvera: I vërsulem se është motra e burrit tim, Merita Reçi.

Do marr tjetër”/Pranvera ‘kërcënon’ Jetnorin me shishe: Më le 6 vite vetëm me vjehërrit!

Deklarata e Jetnorit se “është mysliman, mund të marrë deri në 7 gra”, i ka shtuar revoltimin gruas së tij, Pranverës. Ajo e ka sjellë që të përballen në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, “Shihemi në Gjyq” që ai ta përfshijë në pasuri pasi kanë 30 vite bashkë dhe 3 fëmijë, por emri i saj nuk gjendet  në asnjë dokument.

E acaruar, Pranvera nis t’i rendisë bashkëshortit të saj gjithë kontributin e saj në këtë martesë ku tregon se si për 6 vite ka qëndruar vetëm me vjehërrit pasi Jetnori ndodhej në Itali. Veç kësaj, ajo i dorëzonte edhe pagën vjehrrit.


Eni Çobani: Gratë janë bërë të zgjuara sot. Nuk ka gra t’ia hedhësh ti edhe të tjerët. Gratë sot i dinë mirë gjërat, kanë nja 12 vjet që më dëgjojnë mua këtu dhe gratë janë bërë tani si zonja që ke përballë, duan pranë o zotëri se ty të ngrihet mendja nesër, merr një tjetër, këtë e lë mes 4 rrugëve. Kjo duhet të jetë e siguruar.

Pranvera: Çfarë the zotëri?

Eni Çobani: Që mund të marrë tjetër.

Pranvera: Që të marrësh tjetër?

Pranvera merr shishen e ujit në dorë.

Eni Çobani: Jo, jo, jo me shishe uji!

Pranvera: Çfarë, do marrësh tjetër? po 30 vjet kush ka punuar te  ty more zotni? 30 vjet kush ka punuar zotrote?

Jetnor: 30 vjet ke ngrënë, të kam trajtuar si grua, çfarë do më shumë ti tani? ça pronash do?

Pranvera: Më ke lënë me tre kalamajtë, më ke lënë me vjehrrën, më ke lënë me vjehrrin, vinte kunata poshtë e përpjetë me kalamajtë e vet, tani unë ç’kusur ta kisha?

Jetnor: Më lër rehat atje!

Pranvera: Zotni,  kam punuar për 10 vjet në Xhafzotaj,  merrja rrogën!

Eni Çobani: Si ke punuar?

Pranvera: Kam punuar në Xhafzotaj, ishte firmë italiane, merrja 400 mijë lekë në muaj ia dorëzoja vjehrrit zonja Eni.

Eni Çobani: Po ky ku ishte?

Pranvera: Ky iku në Itali moj zonja Eni!

Eni Çobani: Po ti jetoje me vjehrrrin?

Pranvera: Unë jetoja me vjehrrin, me vjehrrën se s’kisha letra, ku do shkoja unë zonja Eni, kisha edhe 3 fëmijë të mitë. Ku të shkoja? Të shkoja te babai?

Jetnor: Të ikje te babai pastaj.

Pranvera: Si të ikja te babai? Babai më dha burrë, më martoi!

Jetnor: Unë kam qenë pa letra.

Eni Çobani: Sa vite e le zonjën këtu?

Jetnor: 6 vjet.

“Ku ka besë e fe sot?”/Pranvera e bindur se Jetnori mund ta tradhtojë, si ia kthen ky i fundit

Në përfundim të seancës së “Shihemi në Gjyq”, rezulton se çështja e zaptimit të pronës nga motra e Jetmirit është plotësisht e zgjidhshme dhe do të ndiqet nga ndërmjetësja Eni Çobani. Më i rëndësishëm për moderatorin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrean është pajtimi i çiftit Pranvera dhe Jetnor.

Ai i kërkon ndërmjetëses që ta bindë Jetnorin për t’i dhënë Pranverës gjysmën e pasurisë sepse ka patur kontributin e saj në këtë martesë 30-vjeçare. Pranvera është shumë mosbesuese, por edhe Jetnori ‘kujdeset’ që t’ia përforcojë ndjesinë se ai mund edhe të gjejë një tjetër, siç u shpreh gjatë seancës.


Pranvera: Kush bindet more zoti Ardit?

Ardit Gjebrea: Do bindet, do bindet.

Pranvera: Ta shohim.

Jetnor: Ku ka besim, ishalla kap tjetër thotë.

Ardit Gjebrea: S’ke besim te gruaja ti?

Jetnor: Ajo thotë ti ik kap tjetër. ashtu mendoj edhe unë për atë. Kështu i bie. Unë  pomundohem që të arrijmë në një pikë të përbashkët.

Eni Çobani: Si në një pikë të përbashkët, që ti të mbash pronën dhe kjo të punojë? Do ta mbajmë pronën të dy, atëherë do të shkojë mirë.

Jetnor: Atë do ta diskutojmë.

Ardit Gjebrea: Pranvera, ti mendon që Jetnori mund ta bëjë këtë gjë?

Pranvera: Edhe e bën!

Ardit Gjebrea: Jo, jo, duke e njohur Jetnorin.

Pranvera: Kam 30 vjet që e njoh.

Ardit Gjebrea: Dhe ti pas këtyre 30 viteve mendon që Jetnori mund të kapë dikë tjetër?

Pranvera: Edhe e kap! Burrë është, çfarë të bëj unë pastaj? Ku të vete? Ku do shkoj?

Ardit Gjebrea: Ti ke 30 vjet që e njeh karakterin e tij. Me karakterin që ka…

Eni Çobani: Mund të të tradhtojë ty?

Ardit Gjebrea: Mundet apo jo?

Pranvera: Po ku ka besë e fe sot o zoti Ardit!

Jetnor: A, unë ia kam thënë gruas që në fillim. Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë!

/tvklan.al