E Djathta e Bashkuar Shqiptare – (30 Mars 2000)

E Djathta e Bashkuar Shqiptare – (30 Mars 2000)

10:17 30/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

E Djathta e Bashkuar Shqiptare ka deklaruar sot se nuk bashkohet me thirrjen e Partisë Demokratike për zgjedhje të parakohshme, ndonëse mendojnë se ka ardhur koha për zhvillimin e tyre. Qeveria aktuale thanë liderët e këtij grupimi ka dështuar dhe ne do të përkrahim gjithmonë vullnetin e shqiptarëve, që kërkojnë një zgjidhje të re politike.

Ne u shprehën ata kemi drejtuar gjithmonë koalicionin qeveritar në të njëjtën mënyrë edhe PD dhe Bashkimin për Demokraci. Kështu e Djathta e Bashkuar është kundër një bashkimi të afërt me PD. Sipas këtij grupimi bashkimi do të ndodh vetëm nëse kjo parti rishikon qëndrimet e saj.

Drejtuesit e partive të së Djathtës së Bashkuar i kanë bërë sot thirrje Partisë Republikane të marrë pjesë me kandidatë të përbashkët brenda këtij grupimi në zgjedhjet e ardhshme lokale. Jemi të bindur thanë ata se forumet republikane do ta pranojnë një gjë të tillë panvarësisht nga pretendimet dhe interesat meskine të individëve të caktuar./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego

Të ngjashme

Grupi

Kallezo