Këngëtarja mjaft e dashur për publikun Fifi, së fundmi ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj.

Ajo ka rënë shumë në peshë dhe sipas deklaratave të dhëna publikisht, shprehet se e kishte të domosdoshme humbjen e kileve, për shkak të problemeve shëndetësore.

Nga fotot që poston në rrjetet sociale, Fifi duke si njeri tjetër dhe humbja e kileve i shkon vërtet shumë. Por ka disa nga ata njerëz që e kritikojnë dhe i thonë se dukej më mirë kur ishte e shëndoshë.

Në një mini-intervistë me ndjekësit e saj në “Instagram”, një prej tyre i shkruan se nuk i pëlqen ndryshimi i saj dhe humbja e peshës.

Këngëtarja nuk ka ngurruar t’i përgjigjej duke e sqaruar se ky ndryshim ishte i domosdoshëm për shëndetin e saj dhe jo për t’i pëlqyer dikujt tjetër.

“Kur shtova më thonit fuçi uthulle, tani që humba, s’po ju pëlqej. Po e vërteta është që s’e kam bo për asnjë njeri këtë ndryshim te vetja, as me më gjyku e me më tregu më mirë kështu a ashtu. E kisha të nevojshme për shëndetin tim me ra dhe rashë. Flm”, shkruan Fifi./tvklan.al