Së fundmi aktorët indian Sara Khan dhe Angad Hasija që njihen nga publiku me rolin e Sadnës dhe Alekut,  janë akuzuar si të përfshirë në një rrjet droge. Mediat e huaja kanë raportuar se emri i tyre është përmendur nga aktorja Abigail Pande.

Këto akuza janë mohuar nga të dy aktorët, por mesa duket “Sadna” këtë gjë e ka përjetuar edhe më keq. Në një intervistë të dhënë së fundmi ajo është shprehur se këto akuza të rënda e kanë shokuar atë dhe ka dashur të vrasë veten. Ajo ka treguar se aktorja Abigail nuk ka përmendur kurrë emrat e tyre.

“Pa e ditur të vërtetën e këtyre lajmeve, njerëzit filluan të më sulmonin. Më quanin përdoruese droge. Ky incident më shokoi deri në atë pikë sa desh vrara veten”, është shprehur “Sadna”. /tvklan.al