Një 17-vjeçar ka gjetur vdekjen e si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e 17-vjeçarit në Mamurras.

17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.


Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në Mamurras, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij, shtetasi E. H., 17 vjeç.

17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.


/tvklan.al